Nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Kukës,z. Dritan Baji, u zhvillua takimi i Task- Forcës së Paketës së Sigurisë në Shkolla me synim përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve të sigurisë dhe mbrojtjes së nxënësve.
Diskutimet u përqendruan në:
• Zbatimin praktik të masave të sigurisë në përditshmëri.
• Bashkëpunimin aktiv midis strukturave përkatëse.
• Përforcimin e gatishmërisë për çdo situatë të papritur.
Takimi shërbeu për të ndarë përgjegjësi dhe për të rritur ndërgjegjësimin, duke synuar një shkollë më të sigurt për të gjithë.







