Nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Kukës, z. Dritan Baji, u zhvillua takimi i Task-Forcës Vendore të Luftës kundër Kultivimit dhe Trafikimit të Kanabisit në Qarkun e Kukësit.
Në këtë takim morën pjesë anëtarët e Task-Forcës që janë përfaqësues të institucioneve qëndrore në nivel vendor, strukturave ushtarake, përfaqësues nga bashkitë e qarkut Kukës, etj.
Përfaqësuesit e institucioneve ligjzbatuese raportuan për punën e bërë gjatë vitit 2025, nga ku rezultoi, se ka një ulje të konsiderueshme të kultivimit të bimëve narkotike, si dhe u diskutuan mbi masat e marra për vitin 2026 në luftën kundër këtij fenomeni.
Prefekti Baji theksoi vendosmërinë dhe përkushtimin maksimal të institucioneve për të forcuar masat parandaluese, në mbështetje të strukturave ligjzbatuese, si dhe rëndësisë të një bashkëpunimi dhe koordinimi të ngushtë e të vazhdueshem ndërinstitucional, me qëllim garantimin e një mjedisi shoqëror, të shëndetshëm për çdo qytetar të Qarkut Kukës.










