Dje,më datë 18.02.2026, z. Dritan Baji Prefekti i Qarkut Kukës, njëherësh dhe Kryetari i Komitetit Rajonal të Luftës kundër Trafikimit të Personave zhvilloi takim pune me anëtarët e KRAT-it dhe TTAT-së për “Raportimin vjetor të punës së bërë për Luftën kundër Trafikimit të Personave për vitin 2025”.
Në takim morën pjesë anëtarët e KRAT-it, përfaqësues të Tryezës Teknike Antitrafik, si dhe përfaqësues nga shoqëria civile, të cilët paraqitën kontributin dhe angazhimin e tyre përgjatë vitit që lamë pas.
Gjatë mbledhjes, secili institucion raportoi mbi masat e ndërmarra dhe rezultatet e arritura në zbatim të Planit të Veprimit Antitrafik 2025.
•Vlen të theksohet se, falë bashkëpunimit dhe punës së koordinuar ndërinstitucionale, gjatë vitit 2025, është evidentuar vetëm një rast i tentuar i trafikimit të personave në qarkun e Kukësit, i cili është parandaluar nga organet ligjzbatuese.
Përgjatë takimit u miratua :
Plani i Veprimit për vitin 2026, si dhe Urdhërat e KRAT-it dhe TTAT-së.
Takimi u mbyll me rikonfirmimin e angazhimit të përbashkët për forcimin e mëtejshëm të mekanizmave parandalues, rritjen e bashkëpunimit institucional dhe garantimin e një reagimi të koordinuar në luftën kundër trafikimit të personave.









