Sot më datë 10.02.2026, në ambientet e Institucionit të Prefektit Qarkut
Kukës u zhvillua “Analiza vjetore e punës për vitin 2025 “ në prani të zv. Ministres të Punëve të Brendshme znj. Silva Caka, Drejtori i Politikave dhe Çështjeve Vendore z. Arben Xhaferi, z. Flamur Mamaj Këshilltar i MPB, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë z. Loard Sallaku, Drejtori i Kufirit dhe Migracionit z. Robert Losha dhe stafi i Prefektit .
U bë një prezantim nga Sekretari i Përgjithshëm z. Donald Korbi si dhe nga të gjithë Përgjegjësit e Sektorëve në lidhje me punën e bërë për vitin 2025 dhe pritshmëritë dhe synimet për vitin 2026.
Në fjalën e tij Prefekti Baji cilësoi, se Institucioni i Prefektit do jetë gjithmonë i përkushtuar për zbatimin me transparencë, të detyrave që i ngarkon ligji, në bashkëpunim me institucionet e tjera shtetërore dhe ato vendore, për një shërbim cilësor për komunitetin dhe një zhvillim të mëtejshëm për qarkun e Kukësit.









