113-vjetori i Themelt të Policisë së Shtetit – Përkujtim dhe Vlerësim nga Prefekti i Qarkut Kukës

👉🏻 Prefekti i Qarkut Kukës z. Dritan Baji pati kënaqësinë të marrë pjesë në aktivitetet përkujtimore me rastin e 113-vjetorit të themelimit të 👮Policisë së Shtetit 🚓, një ngjarje me rëndësi të veçantë në nderim të gjithë strukturave përgjegjëse, për sigurinë dhe rendin publik në vend.

Në këtë përvjetor, 🫱🏻‍🫲🏼 përulemi me nderim në kujtim të Dëshmorëve të Atdheut, nga rradhët e Policise, si dhe shprehim vlerësimin tonë për përkushtimin, profesionalizmin dhe sakrificën e vazhdueshme të punonjësve të kësaj force, në shërbim të qytetarëve dhe shtetit.

Urojmë që trupa e Policisë, të vijojë me sukses, në misionin e saj fisnik, për garantimin e rendit, sigurisë dhe sundimit të ligjit! 🇦🇱