Për shkak të reshjeve intensive të shiut të parashikuara dhe atyre të rëna gjatë orëve të fundit, institucionet përgjegjëse të emergjencave civile kanë kaluar në gatishmëri të plotë.
•Të gjitha strukturat përkatëse janë angazhuar për monitorimin e vazhdueshëm të situatës në terren, veçanërisht në zonat me risk të lartë për përmbytje, rrëshqitje dherash dhe bllokim të akseve rrugore.
Prefekti i Qarkut Kukës z. Dritan Baji u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e rrezikuara, të mos kalojnë në rrugë të përmbytura dhe të raportojnë çdo situatë problematike pranë strukturave përkatëse.








