Takimi i Koordinimit të Strukturave Qendrore për Menaxhimin e Dëmeve dhe Projekt-Buxhetin 2026 në Qarkun Kukës

📌 Dje, më 03.12.2025 Prefekti i Qarkut Kukës z. Dritan Baji mori pjesë në takimin e zhvilluar me drejtuesit më të lartë të strukturave qendrore të qeverisjes dhe sigurisë, përfshirë:

•Ministren e Punëve të Brendshme, znj. Albana Koçiu,

•Ministrin e Mbrojtjes, z. Pirro Vengu,

•Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, z. Ervin Demo,

•Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, z. Haki Çako ,kolegët homologe të qarqeve të vendit si dhe drejtues të tjerë të strukturave shtetërore qëndrore.

👉🏻Takimi u fokusua në koordinimin e veprimeve për inventarizimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet intensive të javës së kaluar, me qëllim sigurimin e reagimin sa më të shpejtë dhe të efektshëm për komunitetet e prekura.

👉🏻Gjithashtu temë kryesore ishte Projekt–Buxheti 2026, më i madhi në historinë e Mbrojtjes Civile, parashikon:

•rritjen e mbështetjes për njësitë e vetëqeverisjes vendore,

•modernizimin e flotës kombëtare të shërbimit zjarrfikës,

•zgjerimin e investimeve në infrastrukturën parandaluese në zonat me risk, përfshirë ura, diga dhe prita lumore.