Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (#QKEDH), koordinoi takimin e radhës dhe mori pjesë në mbledhjen e Komitetetit Rajonal të Parandalimit të Radikalizimit dhe Luftës kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në Qarkun Kukës, me mbështetjen dhe nën drejtimin e Z.Dritan Baji, Prefekti i Qarkut Kukës.
Koordinatori Kombëtar Znj.Lejdi Dervishi vuri në pah rolin që ka në fokus Komiteti Rajonal lidhur me parandalimin, identifikimin dhe referimin e rasteve të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, qofshin individë apo grupe vulnerabil në rrezik radikalizmi apo të radikalizuar, si dhe ndjekjen e të gjitha veprimeve lidhur me proceset e rehabilitimit, ri-integrimit dhe risocializimit të personave të kthyer nga zonat e konfliktit, në nivel qarku në koordinim me zyrën e Koordinatorit Kombëtar për Parandalimin dhe Kundërshtimin e Ekstremizmit të Dhunshëm.
Kjo temë ka ndjeshmëri dhe rëndësi për komunitetet tona, ndaj duhen vazhduar këto angazhime të metejshme me komunitete dhe institucione të rëndësishme.
Së bashku, ndërtojmë një komunitet më të sigurt dhe më të qëndrueshëm, duke i pajisur komunitetet me njohuritë dhe mjetet për të sjellë një ndryshim të vërtetë.









