Sot më 19.11.2025 ,Prefekti i Qarkut Kukës z. Dritan Baji zhvilloi takimin e Komisionit Mbrojtjes Civile “Për marrjen e masave në përballimin e situatave që mund të ndodhin gjatë
sezonit dimëror Nëntor 2025 – Mars 2026.
Prefekti Baji evidentoi pikat kyçe të planit të veprimit duke theksuar dhe rëndësinë e zbatimit të këtyre pikave që lidhen kryesisht me:
Marrjen e shkëmbimin e informacionit për përballimin e situatave emergjente.
Sigurimin në vazhdimësi të furnizimit me energji elektrike, ujë të pijshëm,artikuj jetësore dhe burime njerëzore zonave në rrezik.
Strukturat Operacionale krahas detyrimeve ligjore, të jenë të përgatitura për ndërhyrje të specializuara, për kërkim e shpëtim, si dhe të organizojnë bashkëveprimin me të gjithë aktorët në situatat e mundshme.
Bashkëpunim efikas të subjekteve kontraktore të rrugëve me Policinë e Qarkullimit Rrugor për zbatimin e rregullave të qarkullimit në rastet e bllokimit të rrugëve nga reshjet apo ngricat.
Nga ana e bashkive kërkohet mbajtja nën vëzhgim e zonave të rrezikshme gjithashtu dhe përballimi i situatave që mund të krijohen nga fenomeni i orteqeve, kryesisht në marrjen e masave për evakuimin e popullatës.
Mbajtja në monitorim të vazhdueshëm e rezervuareve, me qëllim parandalimin e situatave emergjente dhe lajmërimin e hershëm të popullsisë.
Bashkitë në bashkëpunim me Zyrat Arsimore Vendore duhet të punojnë në drejtim të mbarëvajtjes së procesit mësimor , nëpërmjet përmirësimit të infrastrukturës së ambjenteve shkollore, si dhe duke patur plane të qarta mbi vazhdimin e proçesit mësimor në kushtet e emergjencës civile.
Të mbahet korrespondencë e vazhdueshme me Komisionin e Mbrojtjes Civile në shkallë
Qarku, për pasqyrimin e situatave, si dhe mënyrën e zgjidhjes të problematikave.









