Takim koordinues në Institucionin e Prefektit të Qarkut Kukës.

📌Në Institucionin e Prefektit të Qarkut Kukës u zhvillua një takim pune me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave Tokësore pranë Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe të përfaqësuesve të autoriteteve të qeverisjes qendrore dhe vendore të Qarkut Kukës.

📎Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte forcimi i bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet strukturave ushtarake dhe autoriteteve civile, në mënyrë që të sigurohet një reagim sa më efektiv në menaxhimin e situatave emergjente, si dhe në zhvillimin e aktiviteteve në mbështetje të komunitetit lokal.

🖇️Gjatë takimit u diskutua gjithashtu mbi nismat dhe projektet që synojnë sensibilizimin e të rinjve për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së tyre aktive në shërbim të vendit.