Mbledhja e Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura në Qarkun Kukës – Prioritetet e 2026

📌 Sot më 6 Nëntor 2025 u zhvillua mbledhja e ☘️ Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore në Qarkun Kukës, me pjesëmarrjen e Drejtoreshës së Përgjithshme të AKZM-së, znj. Daniel Pirushi.

👉🏻 Gjatë takimit u paraqit puna e realizuar nga AdZM Kukës për periudhën janar–tetor 2025 dhe u shkëmbyen mendime mbi sfidat, rezultatet dhe drejtimet prioritare për vitin e ardhshëm.

Pikat kryesore të diskutimit ishin:

🚯 Parandalimi i depozitimit të mbetjeve dhe inerteve;

🌄 Ruajtja dhe promovimi i pasurive natyrore për një turizëm të qëndrueshëm;

🌳🪵 Lufta kundër prerjeve të paligjshme të pyjeve;

🦌 Ndërprerja e praktikave të gjuetisë së paligjshme;

🚒🧯 Rritja e kapaciteteve për menaxhimin dhe parandalimin e zjarreve në zonat e mbrojtura.

🔈 Komiteti vazhdon të jetë një strukturë thelbësore bashkëpunimi mes institucioneve dhe aktorëve lokalë, për të siguruar mbrojtjen e biodiversitetit, ruajtjen e ekosistemeve dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekologjik të qarkut Kukës. 🌍