Takimi u drejtua nga Sekretari i Përgjithshëm, z. Donald Korbi, në mungesë të Prefektit z. Dritan Baji, ku u analizuan dhe diskutuan problematikat e hasura nga situatat e shkaktuara nga zjarret në
Qarkun Kukës.
Në takim morën pjesë:
– Drejtori i Drejtorisë së Monitorimit dhe Jetësimit të Prioriteteve, z. Ardian Bita
– Këshilltari i Ministrit të Brendshëm, z. Flamur Mamaj
– Drejtori i Përgjithshëm i MZSH-së, z. Arben Cara
– Nënprefektët e Qarkut
– Përfaqësues nga bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë
– Përfaqësues të DVP-së dhe shefat e Komisariateve të Policisë Kukës, Has dhe Tropojë
– Drejtues të MZSH dhe MC nga të 3 bashkitë
– Drejtorë të AdZM dhe Mjedisit
Sekretari i Përgjithshëm theksoi rëndësinë e angazhimit maksimal të të gjitha kapaciteteve njerëzore dhe logjistike për organizimin dhe koordinimin e veprimeve, me qëllim parandalimin e situatave të rrezikshme gjatë sezonit veror.
Gjatë fjalës së tyre, z. Flamur Mamaj dhe z. Arben Cara sollën në vëmendje porositë e Ministrit të Brendshëm dhe prioritetet e qeverisë shqiptare për këtë sezon.
Një falënderim dhe mirënjohje u shpreh për të gjitha forcat që kanë marrë pjesë dhe vazhdojnë të përballen me situatat e shkaktuara nga zjarret, duke vlerësuar lart përkushtimin dhe sakrificat e tyre.







