Sot, më datë 01.09.2025, Prefekti i Qarkut Kukës, z. Dritan Baji, zhvilloi një takim pune me temë: “Masat për fillimin e 📚 vitit shkollor 2025–2026”

🖇️Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të Zyrave Vendore Arsimore Parauniversitare Kukës dhe Has, drejtues të shkollave, përfaqësues të Bashkive Kukës dhe Has, si dhe drejtues të Policisë Vendore.

🖊️Gjatë takimit, u prezantuan detaje të rëndësishme mbi:

– Gjendjen e infrastrukturës shkollore dhe ndërhyrjet e kryera;

– Masat për përmirësimin e kushteve higjieno-sanitare;

– Plotësimin e bazës materiale;

– Furnizimin me tekste mësimore dhe shpërndarjen në kohë;

– Sigurinë në ambientet shkollore.

🖇️Drejtoria Vendore e Policisë bëri me dije se do të hartohet një plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë fillimit të vitit të ri shkollor.

🖊️Në mbyllje të takimit, Prefekti i Qarkut falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për bashkëpunimin dhe uroj një vit 🏫 shkollor të mbarë dhe të suksesshëm për nxënësit dhe stafin pedagogjik 📖🙏🏻!