Inspektime në Bashkinë Has, për monitorimin e gjëndjes gjatë periudhës së Covid-19

Sot Prefekti i Qarkut Kukës z. Zenel Kuçana bashkë me zv/Drejtorin VPQ, specialistë të ISHSH, me një pjesë të administratës së tij, inspektoi në Bashkinë Has. Pas raportimit të N/prefektit dhe drejtoreshës së nj.v.k.sh të Hasit për gjëndjen konkrete, Prefekti vizitoj familjet e karantinuara që kanë dalë pozitiv me Covid-19 si familjet: H.L, I.P, S.P dhe H.M.
Të gjithë antarët e familjeve bashkë me të prekurit nga Covid -19 respektonin udhëzimet e dhëna nga stafi mjekësor e protokolli i shëndetësisë.
Gjithashtu Prefekti i Qarkut inspektoi disa markete, ku pa nga afër respektimin e distancave fizike dhe rregullave tē mbrojtjes nga Koronavirusi. Ndërkohë inspektoriati shëndetësor shtetëror i Kukësit së bashku me n/drejtorin e DVP të Qarkut kontrolluan të gjitha lokalet, baret, restorantet të cilat ishin të mbyllura.
Në fund të inspektimit Prefekti në koordinim dhe bashkëpunim me kryetarin e Bashkisë z. Liman Morina përcaktuan detyra për të ardhmen në mënyrë të veçantë për shërbimin nga njerëz të caktuar për banorët e karantinuar, pasi ata nuk lëvizin dot, dhe për mbajtjen e situatës në kontroll të vazhdueshëm.