Prefekti i Qarkut Kukës z. Dritan Baji pati kënaqësinë të marrë pjesë në aktivitetet përkujtimore me rastin e 113-vjetorit të themelimit të
Policisë së Shtetit
, një ngjarje me rëndësi të veçantë në nderim të gjithë strukturave përgjegjëse, për sigurinë dhe rendin publik në vend.
Në këtë përvjetor,
përulemi me nderim në kujtim të Dëshmorëve të Atdheut, nga rradhët e Policise, si dhe shprehim vlerësimin tonë për përkushtimin, profesionalizmin dhe sakrificën e vazhdueshme të punonjësve të kësaj force, në shërbim të qytetarëve dhe shtetit.
Urojmë që trupa e Policisë, të vijojë me sukses, në misionin e saj fisnik, për garantimin e rendit, sigurisë dhe sundimit të ligjit! ![]()









