Takim me Firmat Kontraktore për mirëmbajtjen rutinë dhe dimërore me performancat e rrugëve nacionale në Qarkun Kukës.

Duke qenë se jemi në sezonin e vjeshtës dhe po afrohet stina e dimrit, e cila pasohet nga kushte klimatike jo të favorshme dhe në përgjigje të nevojës për përmirësim të aftësive në përballimin e situatave emergjente, në Institucionin e Prefektit të Qarkut Kukës me dt.31.10.2019 u organizua një takim ku ishin të pranishëm Prefekti i Qarkut Kukës z. Zenel Kuçana, Kryetari i Qarkut z.Abdulla Domi, N/Prefekti Tropojës z.Granit Kurmekaj, N/Prefekti Hasit z.Selman Geca, përfaqësues të tre bashkive, Drejtori i Policisë z. Zef Laska, Drejtori i OSHEE z. Afrim Hoda, Drejtori i Arsimit z. Skënder Ahmeti, Drejtori i Ujësjellësit z. Gëzim Shehu, Drejtori i Shëndetësisë z. Fadil Morina si dhe përfaqësues të firmave kontraktore.

Në këtë drejtim nga ana e administratës Prefektit janë kontrolluar dhe inspektuar kompanitë që merren me menaxhimin e rrugëve nacionale që veprojnë në shkallë qarku, për kapacitetet e gjendjes aktuale dhe kryerjen e testimeve në terren në gadishmërinë e mjeteve për përballlimin e emergjencave dimërore. U kërkua nga ana e Prefektit informacion i herë pas hershëm dhe i standartizuar në kohë reale, për çdo situatë problematike që mund të krijohet, në Njësitë Administrative ose Bashkiake për të bërë të mundur gjetjen e zgjidhjeve institucionale sa më të shpejta dhe efektive për dhënien ndihmës së duhur.

U diskutua me firmat kontraktore edhe mirëmbajtja e rrugëve dhe ju la si detyrë firmave kontraktore, se çdo rrugë si nacionalet ashtu edhe ruralet të jenë të pastra nga mbetjet në të kundërt do merren masa ligjore.
Një pikë tjetër e rëndësishme ku Prefekti u ndal e cila kërkon një vëmendje të veçante janë problematikat në shëndetësi. Drejtori i Kujdesit shëndetësor Z. Fadil Morina u shpreh se të gjithë qendrat shëndetësore që bllokohen gjatë stinës së dimrit janë furnizuar me medikamente si dhe rrjeti mjekësor do jetë funksional së bashku me urgjencën.

Po ashtu edhe drejtori i OSHEE-së, drejtori i Ujësjellësit dhe ai i Arsimit shprehen se janë marrë gjitha masat për të përballuar emergjencat dimërore. Ajo çka u theksua nga ana e Prefektit ishte forcimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve si Prefekturë-Bashki-Njësi Administrative si dhe marrëdhëniet Degët Territoriale dhe Policinë, të cilët kanë detyrimin ligjor për të dhënë ndihmën e tyre në drejtim të Emergjencave Civile Dimërore për planizimin pasi është detyrë e çdo institucioni.

U përcaktuan detyra konkrete dhe u kërkua nga firmat të marrin përsipër gadishmërinë e tyre në mënyrë që rrugët të jenë të kalueshme 24 orë në 24 pa zinxhirë. Nga diskutimi në fund të takimit u lanë detyrat përkatëse në drejtim të zbatimit të ligjit të ARSH. Institucioni i Prefektit do të monitorojë në çdo kohë dhe periudhë të gjithë rastet emergjente që mund të ndodhin në qarkun tonë si dhe do shtojë bashkëpunimin dhe koordinimin në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë strukturat që ushtrojnë funksionin e tyre në qark.

Mirë se vini!


This will close in 3 seconds