Rreth Nesh

Prefektura Kukës

Prefektura e Qarkut të Kukësit është një nga 12 prefekturat në Shqipëri dhe ka në total një sipërfaqe prej 2.373 km² dhe një popullsi përafërsisht prej 115.600 banorësh.Prefektura e Qarkut të Kukësit përbehet nga 3 bashkitë: Kukës,Tropojë dhe Has.
Territori i Prefekturës së Qarkut të Kukësit kufizohet në verilindje dhe deri në lindje me Kosovën, në jug me Qarkun e Dibrës, në jugperëndim me Qarkun e Lezhës, në perëndim me Qarkun e Shkodrës dhe në veriperëndim me Malin e Zi.

Zenel Kuçana Prefekt i Qarkut KUKES
Untitled-1
KUKESI-

Bashkia Kukës

Bashkia e Kukësit është njëri nga 61 bashkite e Shqiperise.Bashkia Kukes bën pjesë në Prefekturen e Qarkut të Kukësit. Bashkia e Kukësit ka perafersisht 65.100 banore , si dhe një sipërfaqe prej 933 km² me Qendër Administrative Kukësin. Kukësi shtrihet në pjesën verilindore të Krahinës Malore Qëndrore në pellgun me të njëjtin emër, vendosur në gjërësinë gjeografike veriore ndërmjet 41°17'29 dhe 42°05'09 dhe në gjatësinë gjeografike lindorë nga 19°23'30 dhe në 20°23'23. Kukësi ka formën e një shumëkëndëshi me gjatësi, veri-jug 26 km dhe gjerësi 35 km, sipërfaqja 933 km², ndërsa vija kufitare është 156 km.
Nga veriu kufizohet me bashkine e Hasit me vijën kufitare 34 km, nga lindja me vijën kufitare shtetërore 41 km, nga jugu me bashkine e Peshkopisë 40 km dhe nga perëndimi me bashkine e Mirdites 21 km dhe bashkine e Pukës 20 km.
Përsa i përket pozites gjeografike të Kukësit.Qyteti i Kukësit shtrihet në pjesën verilindore të Republikës së Shqipërisë. Kukësi ose Kukësi i Ri është vendosur në rreze të malit të Gjallicës (2487 m) dhe është një ndër qytetet më të reja në Shqipëri e cila ka filluar ndertimet ne v 1962 . Përfundoi së ndërtuari në vitin 1976, dhe vendin e Kukësit të Vjetër e zuri hapësira ujore prej 72,5 km² e liqenit artificial të Fierzës, i cili u ndërtua si rezultat i ndërtimit të Hidrocentralit me po të njëjtin emër. Baseni i këtij liqeni furnizohet nga dy lumenj të rëndësishëm, Drini i Zi ( buron në liqenin e Ohrit ) dhe Drini i Bardhë ( buron në Malet e Rugovës, Kosovë ), të dy këto degë formojnë Lumin Drin, më të gjatin në Shqipëri me 280 km i cili derdhet në Detin Adriatik nëpërmjet Gjirit të Lezhës. Bashkimi i dy Drinave i kanë dhënë Kukësit formën e një gadishulli, gjë që jep një pamje shumë piktoreske.

BASHKIA TROPOJË

Tropoja ndodhet në verilindje të Shqipërisë dhe kufizohet në veri me Malin e Zi, në jug me Rrethin e Hasit, në perëndim me Qarkun e Shkodrës (me rrethet Shkodër dhe Pukë) dhe në lindje me Republikën e Kosovës. Gjatësia e vijës kufitare me Kosovën është 81 km, ndërsa me Malin e Zi rezulton 31 km. Rrethi i Tropojës ka një sipërfaqe prej 1043 km2, dhe me nje popullsi perafersisht prej 28.170 banoresh,ndërsa sipërfaqja e qytetit të Bajram Currit rezulton 160 ha. Ky rreth shtrihet në juglindje të Alpeve të Veriut.
Tropoja është një zonë tipike malore. Si një pjesë përbërëse e Alpeve Shqiptare, hapësirën më të madhe të sipërfaqes së rrethit e zënë malet e larta. Lartësia mesatare e rrethit të Tropojës është ndër më të lartat në Shqipëri – 1105 m mbi nivelin e detit
Tropoja është një zonë kryesisht bujqësore dhe blegtorale përsa i përket aspektit ekonomik. Sektorët prioritarë me bazë zhvillimi për të ardhmen konsiderohen turizmi rural e malor, prodhimi bujqësor dhe përpunimi i produkteve bujqësore duke u mbështetur në kushtet e përshtatshme natyrore, klimatike dhe gjeografike të rrethit. Ndër sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë konsiderohet industria minierare.
Lugina e Valbonës është ndër atraksionet kryesore jo vetëm të Tropojës, por edhe të Shqipërisë. Si zona e dytë malore më e vizituar në Shqipëri (pas Thethit), ajo shtrihet në një sipërfaqe prej 8000 ha dhe ndodhet 23 km larg qytetit të Bajram Currit. Lugina është një monument natyror i mbrojtur nga shteti në cilësinë e një “Parku Natyror Kombëtar”.

3
HASI--Pamje-nga-qyteti-Krumë

BASHKIA HAS

Bashkia e Hasit është sipas ndarjes se re teritoriale nje nga 61 bashkite e Shqipërisë. Bashkia e Hasit ka perafersisht 22,300 banorë (deri ne vitin 2014 sipas gjendjes civile Has), një sipërfaqe prej 374 km² dhe qendër Krumën.
Hasi është një krahine etno-gjeografike me kufij te përcaktuar shume qarte, i rrethuar pothuajse rreth e qark i gjithë Hasi me lumenj ne mes ngrihet madheshtor mali i Pashtrikut me lartesi 1989 m mbi nivelin e detit.
Në veri dhe në lindje, Drini i Bardhë dhe dega e tij Ereniku që e ndajnë nga Krahina e Rekës dhe Podrimës (Rrafshi i Drinit). Ne jug dhe në perëndim kufizohet me krahinën e Lumës dhe Malziut me të cilat i ndan Drini i Bardhë dhe i bashkuar dhe sot liqeni i Fierzës, ndërsa në veri-perëndim përroi i Skatinës e ndan nga Butyci i rrethit të Tropojës.

Numri i përafërt i popullsisë së Qarkut Kukësit 115.600 banorë

RRETHI KUKESIT

Emri i Njesise Vendore Rrethi KukesNr i popullsiseViti i perditesimit te te dhenave
Gjithsej65.100 Banorë
Bashkia Kukës Qyteti22.6142014
Njesia Administrative Kolsh1.2502011
Njesia Administrative Tërthore3.3182014
Njesia Administrative Shtiqën3.5162014
Njesia Administrative Malzi3.8282014
Njesia Administrative Surroj2.3172014
Njesia Administrative Bicaj8.5572014
Njesia Administrative Zapod3.0762014
Njesia Administrative Shishtavec5.1112014
Njesia Administrative Topojan2.6072014
Njesia Administrative Ujmisht1.7972011
Njesia Administrative Grykë-Cajë1.4402011
Njesia Administrative Bushtricë4.3912014
Njesia Administrative Kalisë8272011
Njesia Administrative Arrën4622011

RRETHI I TROPOJËS

Emri i Njesise Vendore Rrethi TropojeNr i popullsiseViti i perditesimit
te te dhenave
Gjithsej 28.170 Banorë
Bashkia Bajram Curri Qyteti8.2142014
Njesia Administrative Bujan2.8742014
Njesia Administrative Margegaj3.0002014
Njesia Administrative Tropoje fshat5.4382014
Njesia Administrative Llugaj2.1492014
Njesia Administrative Fierze2.4622014
Njesia Administrative Bytyq2.0942014
Njesia Administrative Lekbibaj1.9472014

RRETHI I HASIT

Emri i Njesise Vendore Rrethi HasNr i popullsiseViti i perditesimit
te te dhenave
Gjithsej22300 Banorë
Bashkia Krume Qyteti8.9442014
Njesia Administrative Golaj8.0952014
Njesia Administrative Fajza4.1862014
Njesia Administrative Gjinaj1.1062011