60-vjetori i fillimit të transmetimit në Radio Kukësi

Më 18.10.2019 në qytetin e Kukësit në Pallatin e Kulturës “Hasan Prishtina ” u festua 60 vjetori i fillimit të transmetimit në Radio Kukësi.
Në këtë përvjetor morën pjesë; Presidenti i Republikës z.Ilir Meta, Drejtori i Përgjithëshëm i RTSH z.Thoma Gëllçi, autoritete të pushtetit vendor, Ambasadori i Kosovës në Shqipēri z. Syl Ukshini, Deputeti Musa Ulqini, Namik Dokle, gazetarë të radios, TVSh, TV lokale, gazetar nga Kosova etj.
Presidenti i Republikēs pas përshëndetjes dekoroi Radio Kukësin si dhe disa personalitete të kësaj media lokale.
Me këtë rast në emër të institucionit të Prefektit të Qarkut dhe të Këshillit të Ministrave përshëndeti pjesëmarrësit Prefekti i Qarkut z.Zenel Kuçana. Në fjalimin e mbajtur ai u shpreh:

“Sot radio Kukësi mbush 60 vite shërbim ndaj qytetarëve, ky institucion i fjalës dhe i muzikës ka qenë bashkëudhëtari i pa ndarë, më besnik i kohës, i sistemeve politike, i qytetarëve. Në këtë 60-vjetor radio Kukësi vjen më e fuqishme, më fisnike, më profesionale, zëri i saj dëgjohet në të gjitha trojet ku flitet shqip. Radio Kukësi gjatë gjithë kohës afirmoj vlerat e veta në ruajtjen e ndjenjës kombëtare të gjuhës, të kulturës dhe historisë. Qarku i Kukësit, Kosova, Maqedonia e Veriut etj. kanë qënë dëgjuesit më besnik të saj, nga këto valë kanë shijuar meloditë e melosit popullor të këngëve me të bukura shqipëtare, humorin, sarkazmën, seriozitetin.
Le të kujtojmë radiopostën kur x brigadë përshëndet barinjët e Bushtricës e të Çajës me këngën, “A kanë ujë ato burime“, kur nuk realizonin dot planin e qumështit, i hidhnin ujë qumshtit, çtë bënin.., nuk duhet të harrojmë aktivitetin e këtij radiostacioni në luftën e fundit në Kosovë 1998-1999 që nuk pushoj së punuari 24-orë në ditë, ku arriti të bashkoj me dhjetra e qindra familje Kosovare ….,

Eh sa falenderimet, urimet e bekimet i kanë marrë kjo radio , ata folës e gazetarë që shërbyen ne atë kohë , nën zë….
Në emër të detyrës së Prefektit të Qarkut, të Këshillit të Ministrave përgëzoj e falenderoj organizatorët e këtij aktiviteti.Mirënjohje nder dhe respekt për të gjithë ata gazetarë e punonjës që punuan në ktë radio dhe nuk jetojnë më.
Falenderoj dhe përulem me respektin më të madh për të gjithë ata burra e gra që kanë shërbyer dhe shërbejnë edhe sot me profesionalizëm në radio Kukësi.
Falenderimet më të sinqerta për drejtorin e RTSH z. Thoma Gëllçi që edhe me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare mbajti fjalën që edhe qyteti i Kukësit të jetë njëlloj si qytetet e Korçës e Gjirokastrës me studio televizive.
Prefekti i Qarkut Kukës ka qënë dhe do të jenë gjithmonë përkrahës dhe mbështetës i medias dhe gazetarëve.
Urime dhe suksese radio Kukësit dhe tv Kukësit dhe të gjithë administratës që shërben në këtë institucion!