Vizitë në kompleksin e përpunimit të Gështenjës në NjA Bujan- Bashkia Tropojë

Me rastin e ditës së Gështenjës Prefekti i Qarkut Kukës z. Zenel Kuçana, Kryetari i Këshillit të Qarkut z. Abdulla Domi dhe N/Kryetari i Bashkisë Tropojē z. Abedin Kërrnaja vizituan kompleksin e përpunimit të Geshtenjës në NjA Bujan, Bashkia Tropojë, një frut i kërkuar jo vetëm në tregun vendas por dhe atë Europian.
Ky kompleks është ndērtuar nga Subjekti "LEA 2011" sh.p.k. me kontributet e veta dhe të AZHBR. Gjatë këtij viti janë grumbulluar mbi 1000 ton gështenja dhe puna vazhdon çdo dite non stop 24 orë.