Takim me Taskë-Forcën Vendore të Luftës kundër Kultivimit e Trafikimit të Kanabisit në Qarkun Kukës

Sot nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Z.Zenel Kuçana u zhvillua takimi me Taskë-Forcën Vendore të Luftës kundër Kultivimit e Trafikimit të Kanabisit në Qarkun Kukës.
Në këtë takim morën pjesë disa anëtarë të Taskë-Forcës Vendore, duke respektuar protokollin e Ministrisë Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, në mbrojtje nga Covid-19 .
Në takim u paraqit një informacion mbi punën e bërë për parandalimin e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike nga Sekretari i Përgjithshëm në administratën e Prefektit të Qarkut.
Të gjithë anëtarët e TFV diskutuan duke kërkuar sensibilizimin e komunitetit për pasojat negative që ka kultivimi dhe trafikimi i kanabisit.
Është për t’u theksuar puna e mirë e Bashkisë Kukës, ku si institucion vendor ka bërë një platformë raportimi digjital vetëm për Administratorët që çdo javë janë të detyruar t’u japin përgjigje një sëre pyetjesh së kësaj platforme edhe sa i përket sinjaleve që ato kanë në zonat e tyre territoriale për mundësitë e kultivimit të bimëve narkotike.
Gjithashtu Bashkia Kukës në bashkëpunim me disa organizma të BE-së në Shqipëri, po aplikon projektin “Mbjellje e bimëve medicinale” me vlerë 350 mijë euro. Ky projekt, i cili i ka kaluar dy faza (ndodhet në fazën e tretë) do të ndikoj drejtëpërdrejtë në uljen (eliminimin) e mundësisë së kultivimit të bimëve narkotike, kjo si rrjedhoje e përfitimeve që do marrin fermerët nga mbjellja dhe kultivimi i bimëve medicinale. Projekti do te zbatohet ne disa fshatra e Njësi administrative të Bashkisë Kukës.
Në fund të takimit Prefekti i Qarkut dha disa detyra si në vijim:
1-Të gjithë anëtarët e TFV me administratat e tyre do të organizojnë punën me veprime konkrete për parandalimin dhe trafikimin e kanabisit.
2-Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve dhe anëtarëve të TFV, detyrë konkrete për parandalimin e kultivimit të kanabisit.
3-Kontrollin e territorit si për parandalimin e mbjelleve të bimëve narkotike dhe për prerjen e paligjshme të pyjeve, shfrytëzimin e paligjshëm të shtratit të lumenjve gjuetinë, peshkimin e paligjshëm etj.
4- Dërgimin e informacionit në kohën e duhur të Prefekti i Qarkut
5-Takim një herë në muaj i TFV për të bërë një analizë pune mbi parandalimin e kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike.