PREFEKTI I QARKUT KUKËS

Takim me Organin Këshillues të Prefektit të Qarkut Kukës.

Ne vazhdim te takimeve me Organin Keshillues te Prefektit sot me date 13.06.2018 ora 12.00 ne Institucionin e Prefektit te Qarkut Kukes u zhvillua takimi i muajit Qershor me rend dite :
Puna ne subjektet minerare te Qarkut Kukes,problematika dhe rekomandime.
Takimin e hapi Prefekti i Qarkut i cili pasi falenderoi pjesëmarrësit në këtë takim theksoj se Qeveria Shqiptare i konsideron bizneset e subjektet minerare si partner të cilët përveç se ndikojnë në fuqizimin e buxhetit të shtetit, punësojnë në subjektet e veta punonjës  të njësive administrative..
Pastaj me slajte u paraqit nje material i situtatës në terren të firmave dhe subjekteve minerare, problematikën dhe prespektivat e këtij sektori material te cilin e paraqiti specialisti monitorimit të kompetencave vendore dhe funksioneve të deleguara inxhinier Shefki Cenaj.
Pastaj takimi vazhdoi në formë bashkëbisedimi në mes antareve te Organit Keshillues te cilet kerkuan një koordinim dhe bashkëpunim më të mirë në funksion të përmirësimit të situatës.
Në përfundim të takimit nga ana e Prefektit dhanë porosi për përmirësimin e gjendjes aktuale duke synuar në luftën kundër informalitetit, përmirësimin e rrëgullave të sigurimit teknik të mbrojtjes në punë, kërkesën e llogarisë për të rikthyer mjedisin në gjendjen e mëparshme sipas përcaktimve të lejeve mjedisore, punësimin në këtë subjekt të sa më shumë banorëve në Njësitë Administrative respektive, rrethimin dhe izolimi i zonës ku zhvillohet aktiviteti si dhe u dha porosi e qartë se në asnjë mënyrë mos të krijohen stogje minerare apo sterile sipër ujësjellësva apo rezervuarvëve.
U la detyre qe ne vazhdimesi te kontrollohen keto subjekte minerare dhe te bashkerendohet puna me te gjithe institucionet ligjzbatuese per permiresimin e kesaj situate.

Kukes 13.06.2018