Sot me datë 06.07.2020 ora 14:00 nën drejtimin e Prefektit Qarkut Kukës z. Zenel Kuçana, u zhvillua një takim “Mbi forcimin e masave për parandalimin e infektimit të qytetarëve me COVID-19 në Qarkun Kukës” .
Në këtë takim morën pjesë Drejtori i Policisë Vendore të Qarkut Kukës, Drejtori A.K.U., Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror, Drejtori i Nj.V.K. Shëndetësor Kukës.
Ishin të ftuar dhe subjekte private që ushtrojnë aktivitete në shërbim të qytetareve ( markete, shoqëri transport udhetarësh) në Qarkun Kukës.
Prefekti kërkoi nga organet ligjezbatuese që të ushtrohen kontrolle si dhe të merren masa administrative e penale ndaj të gjithë individëve dhe subjekteve që nuk i zbatojnë protokollet përkatëse të Ministrisë Shëndetësisë e Mirëqenies Sociale.