Takim i Prefektit të Qarkut z. Zenel Kuçana, me Drejtorin e Agjencisë Menaxhimit të Burimeve Ujore zj. Gerta Lubonja

Takim i Prefektit të Qarkut z. Zenel Kuçana, me Drejtorin e Agjensisë Menaxhimit të Burimeve Ujore zj. Gerta Lubonja. Në këtë takim u diskutuan shumë probleme, ku me kryesori ishte ai i mbajtjes pastër të liqenit të Fierzës. Pastrimi i liqenit Fierzes kërkon një zgjidhje të qëndrueshme dhe afat gjatë, ku ndërmjet të tjerave kërkon një marrëveshje ndërmjet dy ministrive përkatëse të Shqipërisë dhe të Kosovës. Kjo bën të mundur sigurimin e fondeve të duhura për blerjen e mjeteve të nevojshme dhe pastrimin në mënyrë periodike të mbetjeve plastike që grumbullohen në liqen.