Takim i Prefektit të Qarkut Kukës z. Zenel Kuçana, me Komisionin e Mbrojtjes Civile Kukës

Sot me dt. 23.7.2021, Prefekti i Qarkut Kukës z. Zenel Kuçana, mblodhi Komisionin e Mbrojtjes Civile, ku u trajtuan këto çështje:
1-Rendi dhe Siguria në Qark.
2- Mbrojtja Civile ( Menaxhimi i Emergjencave Verore).
3- Kontrolli i territorit ndaj luftës së kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore të Qarkut, si dhe drejtues të institucioneve ligjzbatuese.
Në fund të takimit Prefekti i Qarkut dha detyra :
– Bashkërendimi i punës mes Njësive të Vetëqeverisjes Vendore dhe instititucioneve ligjzbatuese.
– Kontroll i plotë i territorit të Qarkut.
– Vazhdimi i luftës ndaj kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
– Marrja e masave paraprake për mbrojtjen e pyjeve dhe objekteve nga zjarri.
– Mos lejimi i ndërtimeve pa leje.
– Mbrojtja e ambientit nga mbetjet e ngurta dhe plastike si në rrugë, sheshe etj, për një mjedis sa më të pastër, për një mbarëvajte sa më të mirë të sezonit turistik.