Takim i Prefektit të Qarkut Kukës z. Zenel Kuçana me drejtoreshën e ZVA Kukës zj. Dashurie Hasa dhe drejtorët e shkollave, me rastin e hapjes së vitit të ri shkollor 2021-2022

Sot, me datë 31.8.2021, drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore Kukës, zj. Dashurie Hasa, zhvilloi takim me drejtorët e Shkollave, të Bashkisë Kukës me rastin e hapjes së vitit të ri shkollor 2021-2022.
Në këtë takim mori pjesë Prefekti i Qarkut z. Zenel Kuçana, i cili fillimisht i uroi ZVA Kukës dhe drejtorëve të shkollave, fillim të mbarë, të këtij viti shkollor 2021-2022.
Me këtë rast Prefekti i Qarkut theksoi se për mbarëvajtjen e punëve në këtë sektor duhet të merren një sërë masash përgatitore si:
– Zbatimi me korrektësi i të gjitha ligjeve, urdhërave dhe udhëzimeve të dala nga M.A.S.R
– Në zbatim të protokollit të Komitetit Teknik të Ekspertëve pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të bëhet vaksinimi i mësuesve për mbrojtjen e tyre dhe nxënësve, nga Covid-19 e derivatet e tij.
– Vendosjen e një bashkëpunimi të ngushtë Marrëdhënie korrekte mësues-nxënës si mësues-prindër.
– Mbajtja e rregullit dhe disiplinës në shkolla, duke eliminuar përdorimin telefonave nga mësuesit dhe nxënësit në orën e mësimit (Urdhëri 493 dt 30.7.2018 “Për mospërdorimin e telefonit celular gjatë procesit mësimor në shkolla”)
– Parandalimi dhe trajtimi i dukurisë së bullizmit dhe ekstremizmit..
– Evidentimi e nxënësve me zhvillim ndryshe dhe marrja e masave për zhvillimin e mësimit me këto nxënës pranë shkollave përkatëse.
– Zhvillimi masiv i aktiviteteve sporteve në shkolla nëpërmjet orës së edukimit fizik, por edhe pjesëmarrja në aktiviteteve të tjera jashtëshkollore.
– Të respektohet në mënyrë korrekte, përdorimi dhe mirëmbajtja e simboleve Kombëtare (flamuri duhet të jetë i rregullt, jo i grisur, jo i ç’ngjyrosur, dhe me shtizë 6-metroshe para vendit të rreshtimit të nxënësve).
– Të zbatohet me korrektësi ngritja e Flamurit Kombëtar si dhe këndimi i Himnit Kombëtar nga nxënësit dhe mësuesit e shkollave.