Intervistë për zjarret e rëna në Qarkun Kukes

 

Zjarret në qarkun e Kukësit po shkojnë drejt shuarjes falë punës së pandalshme të Emergjencave Civile, Forcave të Armatosurave dhe punonjësve të bashkive.
Prefekti i qarkut Kukës, z. Zenel Kuçana, tha për ATSH se situata paraqitet më e qetë, ndërsa vatra e zjarrit në Lekbibaj të Tropojës është shuar plotësisht.
Kuçana tha se vatra në Majën e Rrunës (Laku i Mollave) po verifikohet nga specialistët e pyjeve.
Sipas Prefektit Kuçana edhe shiu i rënë pasditen e djeshme ka ndikuar ndjeshëm për shuarjen e flakëve.
“Si rezultat i reshjeve të shiut të rëna në Qarkun Kukës vatra e zjarrit të rënë në Majën e Rrunës (Laku i Mollave) njësia administrative Malzi po verifikohet nga specialistët e pyjeve të bashkisë Kukës dhe për të përcaktuar hapat e mëtejshëm në marrjen e masave. Vatrat e zjarrit të rëna në njësinë administrative Lekbibaj dhe Margegaj, bashkia Tropojë, janë shuar plotësisht”, tha Prefekti për ATSH.
Ndërhyrja nga ajri u krye përmes ekuipazheve të 7 helikopterëve të Shqipërisë, Holandës dhe Çekisë. Një ndihmë e madhe në punën për shuarjen e zjarreve ishte edhe mbështetja me pajisje nga SHBA.