Intervistë e Prefektit të Qarkut Kukës, z. Zenel Kuçana, për ecurinë e sezonit turistik veror 2021 në Qarkun e Kukësit

Sot me datë 02. 09. 2021, Prefekti i Qarkut Kukës, z. Zenel Kuçana, dha një intervistë për gazetaret, për ecurinë e sezonit turistik veror në Qarkun e Kukësit. Ai u shpreh se ky vit në një fare mënyre të liruar nga pandemia, ka patur një turizëm të mbarë në shkallë qarku, kjo për punën e mire të bërë nga kryetarët e bashkive, për promovimin e vlerave turistike, qoftë në Valbonë, bjeshkët e Sylbicës, (Tropojë,) bjeshkët e Bushtricës (Kukës), ku u bë hapja e sezonit turistik veror .
Prefekti iu referua shifrave zyrtare krahasuar me vitin 2019, ku vihet re një rritje të konsiderueshme e turistëve të hyrë në qarkun e Kukësit. Konkretisht për 4 mujorin Maj-Gusht 2021 kemi 1.895.893 vizitor, nga 1.554.968 vizitor qe ka patur në vitin 2019.
Domethënë në 2021 ka patur rreth 340 mijë turiste më shumë krahasuar me 2019. Ndërsa vetëm gjatë muajit Gusht kemi një rritje prej 130.860 vizitorë më shumë krahasuar me gushtin e 2019.
Prefekti theksoi që në bashkinë e Tropojës përveç hyrje-daljeve në PKK të Qafë-Morinës, ka patur hyrje-dalje edhe nga Fushë-Arrëz – Qaf Mali – Fierz, Koman-Fierz, Koman – lumi i Shales , Shala e Shkodrës-Lugu i Ndërmajes-Lekbibaj, Theth-Valbonë dhe anasjelltas, ku nuk janë evidentuar turistet e hyrë dhe dalë në këto pika. Po ashtu në bashkinë Kukës nuk ka pasur evidentime të turisteve përjashtuar turiste qe vizitojne Memorialin Kushtuar Eksodit të Kosovarëve 1999.
Si pasojë kjo nuk e evidenton numrin e turistëve që hyjnë në bashkinë e Kukësit nga pikat e ndryshme si Novosej, Kallabak, shtegu i ngjyrave, deri në fushën e Korabit, që janë me dhjetra vizitore me kombësi të ndryshme si Polak, Çek, Austiakë, Izreilite , nga vendet nordike, pa llogaritur këtu edhe shoqëritë bjeshkatare dhe të Kosovës, etj. Kjo tregon që ka patur një rritje të të gjithë treguesve turistik.
Në të ardhmen duhet të përmirësohen disa probleme që ndoshta kërkojnë edhe investime, si rikonstruksioni i muzeut të Hasit dhe Tropojës. Njëkohësisht investimi ne qytetin nëntokësor të Kukësit, do të jetë një atraksion mjaft i lartë për rritjen e numrit të turistëve në të ardhmen. Gjithashtu kërkohet rritja e nivelit të shërbimeve ndaj turistëve në të tria bashkitë.
Gjatë periudhës së sezonit turistik, rendi dhe qetësia ka qenë në shkallën e duhur, nuk ka patur ngjarje që të tronditë ecurinë e turizmit ne qarkun e Kukësit etj.
Në fund Prefekti i Qarkut Kukës shtoi se lufta me pandeminë nuk ka përfunduar, kjo tregohet edhe me rritjen e shifrave të të infektuarve në Qarkun tonë, i cili shkon rreth 200 të infektuar. Duhet të bëjmë kujdes dhe të zbatojmë me korrektësi të gjitha udhëzimet e Komitetit të Ekspertëve pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Prefekti i Qarkut Kukës bëri thirrje të vazhdoj në mënyrë korrekte procesi i vaksinimit pa u ndikuar nga opinionet skeptike që përhapen në popull.