Inspektime në autostradën Kukës-Morinë të Ministrit të Transporteve z Damian Gjiknuri

                             PREFEKTI I QARKUT KUKËS

Me date 13.04.2018 Ministri i Transporteve dhe i Energjetikes z Damian Gjiknuri ishte ne nje inspektim ne segmentin rrugor Tuneli i Kalimashit- Dogana Morin ku u njoh nga afer me punen qe po behet nga ana e firmave kontraktuese per ecurine e ndertimit te pjeseve te mbetura te  urave qe lidhin autostraden ne segmentin Kukës-Morinë.

Ne kete takim z Gjiknuri shoqerohej nga Prefekti i Qarkut Kukes z Zenel Kuçana.

Duke e konsideruar plotesimin e veprave te artit ne autostrade sic jane urat nje nder detyrat kryesore,ministry Gjiknuri e vuri theksin tek shtimi i ritmeve te ndertimit te tyre duke vendosr si afat fundin e vitit 2018,kohe ne te cilen do te perfundojne te gjitha urat dhe do te kompletohet autostrada me te gjithe elementet ligjore te sigurise qe kerkohen per nje veper te tille publike.

Ne komunikimin me shtypin z Gjiknuri u ndal edhe tek percaktimi i tarifes qe do te puguhet tek ‘Tolli’ duke garantuar se nga ana e z Rama eshte dhene nje detyre qe brenda dy muajve te gjendet nje zgjidhje e pranueshme me koncesionarin ne lidhje me kete tarife duke marre ne konsiderate diferencimin per banoret e qarkut Kukes si kontigjenti i cili do te konsiderohet si perdoruesi me i shpeshte i kesaj rruge.

Ne te njejten linje me Ministrin Gjiknuri ishte edhe Prefekti i Qarkut z Zenel Kuçana i cili kerkoi nga z Minister qe te behet perpjekjet maksimale qe banoret e Qarkut Kukes te kene trajtim te diferncuar per shkak se mungon rruga alternative si dhe jane banore me te ardhuara ekonomike me te ulta ne shkalle vendi.

Kukes 13.04.2018.