Po zhvillojme sot kete takim per te bere Analizen e Punes te Luftes Antitrafik per 6 mujorin e pare te vitit 2017 arritjet dhe problematikat e hasura ne kete drejtim.

Ju informoj fillimisht se gjate periudhes Janar-Qershor 2017 ne zbatim te detyrave ligjore qe ka Institucioni i Prefektit jane zhvilluar nje sere aktivitetesh dhe ne pergjithesi jane realizuar te gjitha detyrat e vena nga Komiteti Rajonal Antitrafik ne Planin e Veprimit.

Duke analizuar realizimin e detyrave nga secili Institucion ju informoj se:

1.Një ndër prioritetet e punës së strukturave të Drejtorise Vendore të Policise se Shtetit si dhe te Policise se Kufirit dhe Migracionit Kukës për periudhën Janar-Qershor 2017 ka qene lufta kundër trafikimit të përsonave, ecidentimin e personave të mundshëm si viktime të trafikimit me qëllim goditjen në kohe të këtij aktivitetit kriminal si dhe vënien para përgjegjesisë ligjore të personave të implikuar në këtë veprimtari kriminale .

Gjate kesaj periudhe janë trajtuar 7 (shtate) raste të kthimit të personave (deportivo) nga autoritetet Kosovare , të dyshuar si trafikim i qenjeve njerzore,si dhe eshtë bërë 1 (një) referim në Prokurorinë Kukës për vepren penale “ Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit “,ku pas intervistimit dhe trajtimit të rasteve nuk jane konstatuar elementë të veprës penale ndaj dhe është zbatuar procedura standarte e dorëzimit të personave të larguar pranë familjeve të tyre.

Edhe gjate kesaj periudhe një vëmendje e veçantë i eshte kushtuar identifikimit dhe parandalimit të veprimtarisë kriminale të trafikimit sidomos tani gjatë sezonit turistik kur procedurat e perpunumit te mjeteve dhe qytetareve jane me liberale dhe fluksi i hyrje-daljeve në kufi është më i lartë.

2.Nuk mund te leme pa pershendetur ne kete takim punen e specialisteve te Drejtorise se Sherbimit Social Shteteror te cilet ne cdo kohe kane qene te gatshem te asisitojne ne rastet e Intervistimit te Viktimave apo Viktimave te Mundshme te Trafikimi prane strukturave te specializuara te Policise se Shtetit.

3.Drejtoria Arsimore Rajonale në bashkëpunim me drejtorite e shkollave ka vazhduar sensibilizimin e nxënësve  për rreziqet e trafikimit të personave.në kuadër të edukimit ligjor, ku një nga pikat e këtij edukimi  ka qenë dhe rreziku që vjen nga martesat në moshë të hershme dhe mundësite e trafikimit të nxënësve përmes martesave të paligjshme.Vemendje e vecante po ju kushtohet femijeve me familje te cilat kane probleme ekonomike apo sociale si nje nder kontigjentët e mundshem per rekrutim apo trafikim nga ana e grupeve kriminale.

Në bashkëpunim me drejtorite e shkollave dhe me shërbimin social-shtetëror po bëhet një punë e vazhdueshme për ri-intergrimin e fëmijeve të kthyer nga emigracioni dhe eleminimin e fenomenit te braktisjes se shkolles.

4.Nje pune e mire eshte bere nga Bashkia Kukes dhe sidomos nga nga Drejtoria e Sherbimeve Sociale prane kesaj bashkie ne punen per identifikimin e personave ne rrisk trafikimi si ne qytet ashtu edhe ne Njesite Administrative ,si dhe ne promovimin e Luftes kunder Fenomenit ne te gjithe strukturat qe ka ne vartesi kjo bashki.

Kerkohet nje bashkepunim me i mire dhe forcimi i lidhjeve midis Komitetit Rajonal Antitrafik e Nenkomiteteve te ngritura ne dy bashkite Has dhe Tropoje  si dhe strukturave te ngritura prane Bashkive dhe Njesive Vendore me qellim adresimin e ceshtjeve qe lidhen me dhunen ne familje si dhe me mbrojtjen e grave dhe femijeve nga kjo dhune.

5.Drejtoria Rajonale e Shendetesise Kukes ka organizuar takime me punonjesit e Institucionit dhe te qendrave shendetesore mbi rolin e punonjesve te shendetesise per identifikimin e viktimave te trafikimit dhe ato ne rrisk trafikimi si dhe kane zhvilluar diskutime per menyren e identifikimit dhe raportimit te rasteve te fenomenit te trafikimit.

 

6.Nga informacionet e ardhura nga ana e Drejtorise Rajonale te Punesimit thuhet se gjate ketij 6 mujori nuk ka pasur raste te trajtimit per rehabilitim nepermjet pune-dhenjes per raste te personave te konsideruar si Viktima apo Viktima te mundshme trafikimi.Megjithate mendojme se nga ana e kesaj drejtorie duhet te kembengulet per akordim fondesh per ti pasur ne dispozicion per raste ri-integrimi te rasteve te mundshme.

 

Krahas punes se mire te bere ne kete periudhe problematike ngelet mungesa e fondeve për zhvillimin e aktiviteteve te medha me karakter sensibilizues duke qenë se në Qarkun Kukës nuk ekzistojnë apo veprojnë shoqata apo OJF që mund të mbështësin zhvillimin e këtyre aktiviteteve ndergjegjesuese.

Edhe per periudhen ne vazhdim do te vazhdohet te zbatohet “Plani Vjetor i Veprimit” si dhe do të planifikohen aktivitete për marrjen e masave për sensibilizimin e qytetarëvë për fenomenin e trafikimit si dhe ndergjegjesimin e tyre per luften kunder ketij fenomeni.

Ju faleminderit e pune te mbare.

 

P R E F E K T I

Liman MORINA