Sot në ambientet e Drejtorisë së Policisë Vendore Kukës u festua 109- vjetori i krijimit të Policisë së Shtetit. Me këtë rast Prefekti i Qarkut z. Zenel Kuçana përshendeti punonjësit dhe drejtuesit e Policisë së Qarkut me rastin e 109 vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit. Prefekti falenderoj në emër të Këshillit Ministrave dhe te Ministrit të Brendshem z. Bledar Çuçi punonjësit e Policisë se Qarkut Kukës per punen e bere per forcimin e rendit e te sigurise ne Qark, si dhe uljen e treguesve të kriminalitetit. Ai theksoj se punonjësit e policisë kanë besim të plotë të qytetarët.
U vu ne dukje masat që ka marrë qeveria për femijet jetim te policëve të rënë në krye të detyrës, si dhe kujdesin që duhet të tregohet edhe në të ardhmen për këto shtresa.
Në fund u ndan çertifikata për punonjësit e policisë të dalluar në kryerjen e detyrave.