Ne kuadrin e fushatës masive të ndërgjegjësimit të qytetarve për vetëdeklarimin e adresës së saktë nga Ministria e Brendshme, sot Prefekti i Qarkut Kukës z.Zenel Kuçana, në ambjentet e Pallatit të Kulturës “Hasan Prishtina” zhvilloi takim pune me drejtuesit e Degëve Territoriale, institucionet e tjera shtetërore, e punonjësit e Gjendjes Civile të bashkisë Kukës, në lidhje me saktësimin e adresës për secilin shtetas për ti ofruar ashtu siç duhet të gjitha shërbimet publike.
Gjatë takimit Prefekti sqaroi pjesëmarrësit që të bëjnë vetëdeklarimin e adresës ku banon, nëpërmjet dy mënyrave:
1️⃣-E-Albania.
2️⃣-Pranë Zyrave të Gjendjes Civile.
Nëpërmjet këtyre mënyrave shtetasit përfitojnë shërbime të ndryshme publike.
Me këtë rast pjesëmarrësve ju shpërndanë fletë-palosje dhe postera për adresarin.
Takime të tilla u zhvilluan edhe në Bashkitë Tropojë nga Kryetari i Bashkisë z. Rexh Byberi dhe N/Prefekti z. Muj Gosturani si dhe në Has nga N/Prefekti z. Selman Geca me përfaqësues të Bashkisë.