PËRSHËNDETJE E PREFEKTIT TË QARKUT KUKËS ME RASTIN E
75- VJETORI I KRIJIMIT TË FORCAVE ZJARRFIKËSE.
Të nderuar efektivë të MZSH të Qarkut Kukës !
Rruga e forcave zjarrfikëse në këto 75 vjet: Me datën 09 dhjetor 1946 me dekretin e presidiumit të kuvendit popullor, nr. 242 u krijua policia zjarrfikëse në Republikën e Shqipërisë. Në fillimet e para këto struktura u ngritën vetëm në qendra urbane ku dhe nevojat ishin më të domosdoshme. Ky shërbim pati zhvillimin e tij dhe u vu mbi baza moderne, me rregulla, norma e standarte, në vitet 1955-1956 .
Pas viteve 90’ shërbimi zjarrfikës kaloi në vartësi të policisë së shtetit deri në vitin 2001. Me ligjin 8766, datë 05 prill 2001 ky shërbim kaloj si pjesë e administratës në përbërje të strukturës së Ministrisë së Pushtetit Vendor dhe e strukturave të Prefektit të Qarkut.
Në janar 2016 shërbimi zjarrfikës me ligjin nr.152/2015 ”Për shërbimin mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin” strukturat zjarrfikëse kaluan si funksione të deleguara pranë Bashkive. Nëpërmjet decentralizimit të shërbimit zjarrfikës është arritur mbulimi i të gjithë territorit të vendit me shërbim duke ju përgjigjur në kohë çdo lloj situate.
Sot në strukturat zjarrfikëse shërbejnë djem e burra të përgatitur mire moralisht, fizikisht dhe në mënyrë profesionale veprojnë në çdo kohë e situate, aty ku është problemi, aty ku ka rënë zjarri dhe si luftëtarë të vërtetë luftojnë me flakët, me të keqen…. për shpëtimin e jetës së njerëzve, gjësë së gjallë, pasurisë, vlerave kulturore, territorit e tjerë. Dhe këtë e kanë provuar me dhjetëra here, në shtëpitë e banorëve, në institucione të ndryshme, në teren, me rastin e tërmetit 26/11/2019 etj ..
Gjej rastin të përgëzoj e falenderoj efektivët e n/rep. zjarrfikëse të bashkive Kukës, Has e Tropojë, si dhe zjarrfikësit e DMR Kukës, ku për më shumë se katër vjet pata fatin të bashkëpunoj me ta në Tropojë, Lugun e zi, në Has Gjinaj, në Thumanë për disa ditë me rradhë ku djemtë Kuksianë u dalluan për forcën, qëndrueshmërinë e vitalitetin e tyre, krahas kolegëve të bashkive të tjera dhe atyre të shteteve të tjera, tek tuneli në Kalimash e malin e Runës etj. dhe të konstatoj me kënaqësi se tek këta efektivë ka besim populli dhe shoqëria.
Në këto struktura efektivët çdo vit i janë nënshtruar testimeve fizike, kronometrit, të cilat i kanë kaluar me sukses dhe të tillë duhet të mbeten edhe në të ardhmen.
Bashkitë dhe strukturat e tjera shtetërore duhet të planizojnë punën dhe buxhetin që këto struktura të kompletohen me bazën e nevojshme materiale bashkëkohore, ashtu si dhe homologët e tyre të vendeve fqinjë.
Ne i thërrasim forcat zjarrfikse vetem kur bie zjarr, ose kur ndodh ndonjë fatkeqësi, në fakt duhet të takohemi më shpesh me ta, të dimë hallet e problemet që ata kanë, ku rrinë, çfarë ambientesh kanë, ku bëjnë stërvitje etj.
Mirënjohje, nder dhe respekt për të gjithë ata djem e burra që kanë shërbyer në strukturat zjarrfikëse në këto 75-vite!
Me rastin e 75-vjetorit të krijimit të shërbimit zjarrfikës falenderoj gjithë zjarrfikësit e Qarkut Kukës dhe ju uroj atyre suksese të mëtejshme në realizimin me sukses të misionit të tyre të shenjtë.
PREFEKTI I QARKUT KUKËS ZENEL KUÇANA
KUKËS 09/12/2021