Vizitë e Prefektit të Qarkut Kukës z. Zenel Kuçana, në inagurimin e Lapidarit në qafën e Gashit

Me datë 11.6.2021, Prefekti i Qarkut Z. Zenel Kuçana mori pjesë në inagurimin e Lapidarit ne qafën e Gashit, kushtuar kuvendeve-kryengritjeve dhe betejave legjendare të fisit të Gashit (Malsisë së Gjakoves) për liri e pavarësi gjatë viteve 1878-1881 dhe 1908-1910 .
Në përshëndetjen e tij Prefekti u shpreh se ky lapidar simbolizon përpjekjet e vazhdueshme të burrave të mencur, trima e luftëtar të Gashit, që nga Lidhja e Shqipëtare e Prizrenit deri në vitin 1910. Eshtë një nderim dhe respekt i veçantë, mirënjohje të pakufijshme për të gjithë ato burra që u ulën në kuvende, morën pushkën dhe i dolën zot vatanit. Ai gjithashtu falenderoi Administratorin e Njësisë administrative Tropojë e vjetër, z. Ibrahim Hajdari, Kryetarin e Bashkisë Tropojë z. Rexh Byberi, e të gjithë ata që kanë kontribuar me punën e tyre për lartësimin e simboleve të luftës e luftëptareve që i dolën zot vatanit.