Takime të zhvilluara në bazë të kalendarit të aktiviteteve të Muajit Tetor Antitrafik.


Takime të zhvilluara në bazë të kalendarit të aktiviteteve të Muajit Tetor Antitrafik.

 

Televizioni Kukës  Bisedë në studio Datë 03.10.2018.

Ne funksion te permbushjes se detyrimeve ligjore ,ne zbatim te detyrave te vena nga Koordinatori Kombetar Antitrafik,si dhe ne realizimit te aktiviteteve te pasqyruara ne kalendarin e miratuar,me date 03.10.2018 u zhvillua nje bisede ne studion me Kryetarin e Tryezes Teknike Antitrafik z Abdulla Domi dhe me 2 antare te kesaj tryeze znj Vera Istrefi dhe Elda Lushi.Ne kete bisede u pasqyrua edhe njehere puna e bere nga TTAT si dhe u pasqyruan aktivitetet qe si cdo vit tjeter do te zhvillohen ne kete muaj.Me rastin e fillimit te realizimit te detyrave te TTAT per Muajin Tetor u be nje thirrje sensibilizuese nepermjet Televizionit te Kukes te gjithe qytetareve per te bere te gjitha perpjektet per ta minimizuar kete fenomen dhe per te bere te mundur qe Qarku i Kukesit siç eshte edhe sot te ngelet jo problematik dhe i angazhuar per zhdukjen perfundimtare te fenomenit te trafikimit..

Shkolla 9 vjeçare Lusën Kukës  Datë 08.10.2018.

Në vijim të aktiviteteve që po zhvillohen gjatë këtij muaji në të gjithe Qarkun e Kukësit,me datë 08.10.2018 ora 12.00 u zhvillua në shkollën 9 vjeçare të fshatit Lusën te Njesise Administrative Ujmisht Bashkia Kukes një takim me mësues dhe nxënes të kësaj shkolle me teme"Identifikimi dhe parandalimi rezultat i Luftës Kundër Trafikimit të Personave".Takimin e hapi drejtori i shkollës z.Rustem Peposhi i cili foli për punën që po bëhet në këtë shkollë për evidentimin e rasteve të mundshme.
Foli për menyrën e organizimit të KRAT dhe TTAT z. Abdulla Domi kryetar i Tryezës Teknike Antitrafik i cili theksoi rëndesine e madhe që Qeveria Shqiptare i kushton kësaj "lufte".
Pastaj në emer të DAR-se Kukës foli perfaqesuesi zoti Fitor Ollomani antar i tryezes teknike.
Nxënesit dhe mesuesit prezent ne kete takim ndoqen me vemendje referimet e bëra dhe u angazhuan pèr një punë të vazhdueshme me shokët dhe shoqet për ta luftuar deri ne fund këtë fenomen duke synuar identifikimin dhe parandalimin e tij.

Shkolla e mesme e bashkuar Golaj  Has Datë 11.10.2018.

Ne zbatim te kalendarit te aktiviteteve te miratuara nga Koordinatori Kombetar Antitrafik  per muajin Tetor 2018 me date 11.10.2018 ora 12.00 ne shkollen e mesme te bashkuar ne Golaj te Bashkise se Hasit u organizua nje takim sensibilizues per luften kunder trafikimit te personave dhe menyren e identifikimit e parandalimit te ketij fenomeni me nxenesit dhe mesuesit e kesaj shkolle.Ne takim ishin te pranishem Kryetari i Nenkomitetit Rajonal Antitrafik z Selman Geca si dhe perfaqesues dhe antare te Tryezes Teknike Antitrafik te Institucionit te Prefektit te Qarkut Kukes.Per rendesine e fushates se sensibilizimit ndaj fenomenit te trafikimit dhe aktivitetet qe do te zhvillohen gjate ketij muaji ne territorin e Qarkut Kukes foli Koordinatori i Pergjithshem i Prefektures z.Abdulla Domi njekohesisht Kryetar i Tryezes Tryezes Teknike Antitrafik.Pas fjales se hapjes se takimit referimi me slajte me tematike luften kunder trafikimit te personave dhe detyrimet per shkollen u mbajt nga drejtori i kesaj shkolle z. Aqif Bardhoshi.Pastaj takimi u zhvillua ne forme bashkebisedimi me pyetje dhe pergjigje nga nxenesit. Ne fund te takimit Nenprefekti i Hasit z Geca falenderoi drejtorine e shkolles por edhe mesuesit psikologe te kesaj shkolle per organizmin dhe prezantimin e bere si dhe  foli rreth aktiviteteve qe Institucioni i Prefektit te Qarkut Kukes do te zhvilloje kete muaj ne shkollat e qarkut Kukes.
Tryeza Teknike Antitrafik prane Institucionit te Prefektit te Qarkut Kukes falenderon drejtuesit,mesuesit dhe nxenesit e kesaj shkolle per menyren e organizimit dhe te zhvillimit te aktivitetit.Takime te ngjashme do te zhvillohen gjate ketij muaji sipas kalendarit te miratuar edhe ne ditet ne vazhdim ne shkollat e Bashkive Kukes Has dhe Tropoje,si dhe aktivitete tjera masive.