Takim   pune në bashkëpunim me drejtorinë e Antitrafikut e Migracionit në Ministrinë e  dhe UNICEF, “Për Luftën ndaj Trafikimin e Personave në Qarkun Kukës”

Sot Prefekti i Qarkut Kukës z.Zenel Kuçana zhvilloi  takim   pune në bashkëpunim me drejtorinë e Antitrafikut e Migracionit në Ministrinë e  dhe UNICEF, “Për Luftën ndaj Trafikimin e Personave në Qarkun Kukës”.
Në këtë takim morën pjesë znj.Elsonida Rama, Drejtor i Antitrafikut dhe Migracionit në Ministrinë e Brendshme, znj.Sonila Pema Përfaqësuesi i Unicef-it si dhe anëtarët e Komitetit Rajonal Antitrafik dhe të Tryezës Teknike Antitrafik e të ftuar,ku u diskutua për kalendarin e aktiviteteve që që do të zhvillohen në muajin Tetor , si muaji Antitrafik në kuadër të ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit në institucionet arsimore, shendetësore dhe në popullatë, të cilat këtë vit do të zhvillohen të reduktuara për shkak të situatës së krijuar nga pandemia , kjo në zbatim të vendimeve të Komitetit Teknik të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Gjithashtu u bë një analizë për punën e bërë nga strukturat përgjegjëse për periudhën Janar-Shtator 2021.
Nga anëtarët e Tryezës Teknike Antitrafik, u ngritën disa probleme në lidhje me mënyrën e kontrollit të qenjeve njerzore kontigjent i trafikimit , nga ana e Policisë Kufitare të Kosovës, rishikimin e ne disa raste permirsimin e marrëveshjes së nënshkruar nga dy palët, si dhe  Proçedurat Standarte të Veprimit për mbrojtjen e viktimave të mundshme të trafikimit.
Prefekti i Qarkut Kukës kërkoj angazhim maksimal në luftën ndaj Trafikimit të personave ne menyre te veçante intensifikimin e punes per parandalimin e këtij fenomeni.