Takim pune me drejtuesit e institucioneve dhe degëve territoriale të Bashkisë Tropojë.

Sot Prefekti i Qarkut Kukës z. Zenel Kuçana zhvilloi takim pune me drejtuesit e institucioneve dhe degëve territoriale të Bashkisë Tropojë.
Në takim u raportua mbi punën e bërë deri tani në zbatim të programit të Qeverisë Shqiptare si dhe masat e marra veçanërisht ndaj Covid-19.
Në fund të takimit Prefekti i Qarkut pasi vlerësoj punën e bërë deri tani nga këto institucione dhe degë, dha disa detyra si në vijim;
-Zbatimi me korrektësi i Vendimeve të Komitetit teknik të ekspertëve i miratuar nga MSHMS.
-Bashkëpunimi mes institucioneve është detyrë dhe detyrim ligjor për të gjithë drejtuesit.
-Disiplina në punë të jetë në nivelin e duhur.
-Të bëhet vaksinimi i të gjithë administratës shtetërore që është në sherbim të qytetarëve deri me 30 shtator 2021, ose të sillet testi aticovid çdo javë.
– Të mbahen mbarrierat mbrojtëse(maskat dezenfektantët ) në ambjentet e mbyllura si në objektet publike dhe ato private.
-Të karantinohen pacientët e infektuar me Covid sipas rregullave të komitetit teknik të ekspertëve ,miratuar nga MSHMS .
-Testet për Covid-19 e derivatet e tij të bëhen me rekomandimin e mjekut të familjes.
-Drejtuesit,specialistët e degëve territotiale të kenë fleksebilitet, gjallëri e të jenë aktiv në punën e tyre duke luftuar plogështinë dhe apatinë në punë.
-Për ato institucione apo individ që nuk respektojnë protokollin e komitetit teknik,të merren masa sipas akteve ligjore e nënligjore në fuqi.
– Të merren masa për një fillim të mbarë të vitit shkollor 2021-2022.
-Të behet pagesa e rrymës elektrike, dhe ujit të pishëm si nga institucionet dhe punonjësit e administratës në afatet kohore.