Sot Prefekti i Qarkut z. Zenel Kuçana, priti në një takim pune z. Blendi Skënderi, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, shoqëruar nga drejtori i AKU, dega Kukës z. Isak Shehu.
Në takim u diskutua mirëfunksionimi i AKU Dega Kukës për monitorimin, kontrollin e produkteve ushqimore bujqësore, blegtorale e industriale që tregëtohen në qarkun Kukës.
Gjithashtu në kuadrin e Taskë-Forcës, strukturat e AKU-së në bashkëpunim me institucionet e tjera ligjzbatuese, kanë monitoruar zbatimin e protokollit të Ministrisë Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale nga subjektet publike dhe private, në mbrojtje të qytetarëve nga infektimi me Covid-19.