Takim pune i Prefektit te Qarkut Kukes, z. Zenel Kuçana me Taskë-Forcën që Monitoron situatën e Krijuar nga Covid-19 si dhe derivatet e tij.

Sot Prefekti i Qarkut Kukës z Zenel Kuçana zhvilloi takim pune me Taskë-Forcën që Monitoron situatën e Krijuar nga Covid-19 si dhe derivatet e tij.
Në takim morën pjesë Antarët e Takë-Forcës si dhe të ftuar të cilët raportuan mbi punën e bërë deri tani.
Në fund të takimit Prefekti i Qarkut pasi vlerësoj punën e bërë deri tani nga strukturat përgjegjëse shtetërore për të mos patur fatalitete ose për të ulur numrin e tyre nga kjo pandemi ,dha disa detyra si në vijim;
-Zbatimi me korrektësi i Vendimeve të Komitetit teknik të ekspertëve i miratuar nga MSHMS.
-Bashkëpunimi mes institucioneve është detyrë dhe detyrim ligjor për të gjithë drejtuesit.
-Të bëhet vaksinimi i të gjithë administratës shtetërore që është në sherbim të qytetarëve deri me 30 shtator 2021, ose të sillet testi aticovid çdo javë.
– Të mbahen mbarrierat mbrojtëse(maskat dezenfektantët ) në ambjentet e mbyllura si në objektet publike dhe ato private.
-Të karantinohen pacientët e infektuar me Covid sipas rregullave të komitetit teknik të ekspertëve ,miratuar nga MSHMS .
-Testet për Covid-19 e derivatet e tij të bëhen me rekomandimin e mjekut të familjes.
-Drejtuesit,specialistët që merren me luftën ndaj Covid-19 të kenë fleksebilitet,gjallëri e të jenë aktiv në punën e tyre duke luftuar plogështinë dhe apatinë në punë.
-Për ato institucione apo individ që nuk respektojnë protokollin e komitetit teknik,të merren masa sipas akteve ligjore e nënligjore në fuqi.