Takim pune i Prefektit të Qarkut Kukës z. Zenel Kuçana me mjekët e rinj, të emëruar së fundmi, në Qarkun e Kukësit.

Prefekti i Qarkut Kukës z. Zenel Kuçana, organizoi një takim pune, me mjekët e rinj, që kohët e fundit janë emëruar në Qarkun e Kukësit.
Bashkë me ta ishin edhe drejtori i Drejtorisë Rajonale të Spitalit z. Azem Elezi, drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor z. Sahit Doçi, N/drejtori i spitalit Dr. Sulejman Sokoli.
Ne këte takim Prefekti u uroj suksese në punë mjekëve të rinj edhe në emër të Ministres Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale zj. Ogerta Manastirliu.
Në fjalën e tij Prefekti, u ndal në disa çështje dhe porosi për mjekët:
▶️Pasioni dhe përkushtimi i madh për punën bën që nesër të jetë dikushi në jetë.
▶️Sa më shumë koherent me informacionin e gjërat e reja shkencore, mjekësia evulon dhe përparon çdo ditë.
▶️Të bëjmë studime në njësitë administrative që shërbejmë, për të sëmuret kronikë dhe shërbimi ndaj tyre.
▶️Betimin e Hipokratit, duhet ta zbatojmë dhe të mos e harrojmë atë për të qenë sa më afër qytetarit pacient.
▶️Në funksion të shërbimit të qytetarit u kërkua nga Prefekti bashkëpunim dhe koordinimi i punës me të gjithë nëpunësit shtetëror që janë në zonën ku shërbeni.
▶️Mjekët e familjes duhet që herë pas here të alternojnë punën me spitalin rajonal të Qarkut duke ushtruar profesionin e tyre në mënyre profesionale.
▶️Prefekti u garantoj mbështetje të plotë të punës së mjekëve të rinj në qarkun e Kukësit.