Me datë 15.10.2019 në ambjentet e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit u zhvillua takimi me tematike: Marrja e masave për menaxhimin e mbetjeve urbane dhe sistemimi i vend depozitimeve ekzistuese në Qarkun Kukës.
Në këtë takim morën pjesë Ministri i Turizmit dhe Mjedisit z. Blendi Klosi, Prefekti i Qarkut Kukës z. Zenel Kuçana, përfaqësues të tjerë të Ministrisë, drejtues dhe specialistë të turizmit të Bashkive Kukës, Tropojë dhe Has.
Në takim u diskutua mbi gjëndjen aktuale të Mjedisit në të tre bashkitë, ku në fokus u vunë problematikat kryesore. U diskutuan projekte për mbajtjen pastër të liqenit të Fierzës. Gjithashtu u kërkua angazhim e bashkëpunim i Prefektit me Bashkitë përkatëse me qëllim hartimin e një Master-Plani për përmirësimin e gjendjes aktuale.