Prefekti i Qarkut Kukes z Liman Morina me date  13.07.2017  zhvilloi ne Institucionin e Prefektit nje takim me Antaret e Komisionit te Planifikimit dhe Perballimit te Emergjencave Civile.

Ne kete takim merrnin pjese Perfaqesues te :,Drejtorise Vendore te Policise ,te Policise se Kufirit dhe Migracionit ,te Policise Rrugore Perfaqesues te Bashkive Kukes dhe Has ,te dy Nenprefekturave Tropoje dhe Has,,te Drejtorise se Shendetit Publik ,te Detashmentit te Mbrojtjes Rajonale ,te Administrates Zonave te Mbrojtura te Inspektoriatit te Mjedisit e Pyjeve dhe Sherbimit te Sinoptikes.

Prefekti z Morina tha se në kuader te masave për përballimin e Emergjencave Civile Verore ne zbatim te akteve ligjore dhe nenligjore nga ana jone jane marre keto masa:

Është rishikuar e po ripunohet  në bashkëpunim me të gjithë aktoret Plani i Gatishmërisë për emergjencën sezonale verore , duke bërë plotësimet e nevojshme.

Është përgatitur  Plani i Masave  për përballimin e situatave emergjente  që mund të krijohen nga temperaturat e larta, dokument i cili do të dërgohet të gjithë Institucioneve që lidhen me këto veprimtari ku janë përcaktuar detyra  për gjithë strukturën shtetërore  me afate kohore e mënyrën e organizimit te bashkëveprimit.

Keto detyra me shkresë të veçantë do të ju dërgohen të gjithë  juve pjesmarrës në këtë takim me qëllim angazhimin e  resurseve që keni për përballimin e emergjencave verore.

Nga institucionet tuaja kemi kerkuar nxjerrjen e potencialit njerezor,llogjistik e financiar si për përballimin e situatave ashtu dhe për rivendosjen e situates normale.

Të dhënat për parashikimin e kushtet atmosferike gjatë periudhës verore paraqesin temperaturë të larta në gjysmën e dytë te sezonit veror e të favorshme për zhvillimin e zjarreve duke rrezikuar pasurinë publike apo private të shtetasve.

Per te gjithe antaret e Komisionit te Planifikimit dhe Perballimit te EC kërkojme:

 

Ringritjen e Strukturave përgjegjëse për monitorimin administrimin e zgjidhjen e situatave që mund të paraqiten gjatë periudhës verore.

Zhvillimin e analizave të punës mbi marrjen e masave paraprake në përballimin e problematikave të stinës së verës.

Organizimi i sistemit të lajmerimit në bazë Bashkie , Njesie Adm , fshati dhe lagjeje.

Përcaktimin e saktë dhe dokumentimin e gjendjes së pyjeve bashkiake apo shtetërore.

 

 

Organizimin e sistemit te vrojtimit për zjarret në pyje.

Marrja e masave për ndërhyrjen e menjëhershme në zonat pyjore të cilat mund të përfshihen nga zjarri,duke krijuar strukturë të veçantë me grupe pune te specializuara.

Kjo duke bërë ngritjen  për çdo fshat,lagje të skuadrës së luftës ndaj zjarreve.për ndërhyrje në rastet e dëmtimeve e rrezikimit të jetës së njerëzve.Organizimin e bashkëveprimit për ndërhyrje si me strukturën operacionale rajonale ashtu dhe me organet vendore fqinje.

Nga strukturat operacionale  kërkohet  angazhim total forcash e mjetesh për ndërhyrje të menjëhershme e sa më efikase në të gjitha llojet e zjarreve që mund të dëmtojnë pasurinë e komunitetit të Qarkut..

Të gjithë personat që kryejnë veprimtari keqbërëse, si prerje të paligjshme dhe vënie zjarri me dashje të dërgohen në organet e drejtësisë, prokurori e gjykatë.

Ne kete periudhe me fluks te madh turistik nga ana e Policise se Kufirit te behen plane te veçanta masash per perpunimin e mjeteve dhe te qytetareve ne pikat kufitare duke bere te mundur shtimin e sporteleve te sherbimit dhe uljen e kohes se perpunimit.

Mendojme dhe sugjerojme per Policine Rrugore qe krahas pjeses ligjore te mbahet parasysh edhe aspekti njerezor sidomos per emigrantet ose bashkombasit qe perdorin rrugen e kombit per ne zonat turistike apo kthim per ne vendet e punes me femije dhe pleq,si dhe te permiresohet dhe te jete ne lartesine e duhur menyra e komunikimit nga ana e punonjesve te policise rrugore me drejtuesit e mjeteve

Policia rrugore dhe ajo bashkiake te marre masa per mbajtjen hapur te rrugeve dhe rrugicave dhe te bejne largimin me karrotrec te automjeteve qe behen pengese per vajtjen e automjeteve te sherbimit zjarrfikes ne ambientet ku mund te kete rene zjarr.

Per ndermarrjet e Ujësjellës Kanalizimeve te 3 bashkive

Zhvillimin e analizave të punës mbi marrjen e masave paraprake në përballimin e problematikave të stinës së verës si dhe përpilimin e planizimit për veprimtaritë që do të kryhen ne funksion te rritjes se orareve te furnizimit te popullates me uje te pijshem.

Marrja  e masave per nderprerjn e lidhjeve te paligjshme si dhe fushate sensibilizuese per perdorimin sa me efikas te ujit duke shmangur shperdorimin e tij per ujitje apo freskim te ambjenteve te hapura.

Verifikimi,mbajtja në gadishmëri e hidranteve duke siguruar ujë të vazhdueshëm ne funksion te furnizmit te automjeteve zjarrfikese.Organizimi i sistemit të lajmërimit ne raste emergjente.

Gjatë gjithë kohës kërkojmë informacion të shpejtë dhe të saktë në institucionin e Prefektit për situatat që mund të evolojnë e marrjen e masave nga ana juaj dhe komunikimin e shpejte ne adresen e email insprefektitku@gmail.com dhe tel 0242/22471.