Takim: Kontrolli i territorit dhe lufta kundër kultivimit e trafikimit të bimëve narkotike

Sot me datë 30.06.2021, Prefekti i Qarkut Kukës z. Zenel Kuçana mori pjesë në takimin e organizuar nga Bashkia Kukës me tematikë “Kontrolli i territorit dhe lufta kundër kultivimit e trafikimit të bimëve narkotike “.
Në këtë takim morën pjesë kryetari i Bashkisë Kukës, z, Safet Gjici, shefi i Komisariatit të Kukësit z. Dritan Meta, N/kryetari i Bashkisë Kukës z. Vexhi Halili, që ndjek me përparësi këtë problem, kryeinspektori i Inspektoriatit Rajonal të Mbrojtjes së Territorit, drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura, Administratorët e Njësive Administrative të Bashkisë Kukës si dhe të gjithë kryetarët e fshatrave të Bashkisë Kukës.
 
Gjatë këtij takimi u evidentua puna e mire e bërë në këte drejtim ku u diskutuan disa çeshtje të ndryshme si:
▶️ Lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike;
▶️ Parandalimin e ndërtimeve pa leje;
▶️ Parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve;
▶️ Problematika të infrastrukturës në fshatrat e Njësive Administrative;
▶️ Problematika e minierave në Bashkinë Kukës;
▶️ Ndalimin e shfrytëzimi i paligjshëm të inerteve në shtretërit e lumenjëve dhe përrenjëve;
▶️ Ndalimi i gjuetisë së paligjshme sidomos i peshkut në liqenin e Fierzës.
✅ Kryetari i Bashkisë Kukës kërkoi angazhim maksimal të kryetarëve të fshatrave, për të ushtruar kontroll territori dhe informimin në kohë, në organet kompetente për çdo shkelje ligji si për kultivimin e bimëve narkotike, për parandalimin e ndërtimeve pa leje dhe të prerjes së paligjshme të pyjeve etj.
 
✅ Prefekti i Qarkut Kukës në kuadrin e bashkëpunimit dha detyra konkrete për policinë e shtetit, Drejtorinë e Administratës së Zonave të Mbrojtura, IKMT për luftën ndaj kultivimit e trafikimit të Kanabis-it, ku theksin e vendosi te zhdukja e këtyre fenomeneve të paligjshme, mënyrën e dhënies së informacionit në kohë reale e me detaje, nga kryetarët e fshatrave dhe Administratorët e Njësive Administrative në organet kompetente ligjzbatuese, si dhe ju drejtua të gjithë pjesëmarrësve që të bashkëpunojnë ndërmjet tyre, duke ju rikujtuar përgjegjësinë secilit sipas detyrave që ju ka ngarkuar ligji.
 
✅ Bashkepunimi nuk është çështje dëshire e asnjë drejtuesi, por detyrim moral dhe ligjor.
✅ Nga të gjithë pjesëmarrësit u shpreh angazhim maksimal për zbatimin e akteve ligjore në fuqi, për eleminimin e fenomeneve negative jo ligjore që ndikojnë drejtëperdrejtë në jetën e të gjithë qytetarëve të Bashkisë Kukës.