Sot me datë 25.06.2020 ora 10:00 nga Prefekti i Qarkut, njëherësh dhe Kryetar i K.M.C.-së të Qarkut Kukës u zhvillua mbledhja e KMC-së Qarkut Kukës me objekt “Mbi marrjen e masave për parandalimin e përballimin e situatave emergjente verore për vitin 2020 në Qarkun Kukës”.
Në takim morën pjesë anëtarët e K.M.C.-së dhe përfaqësuesit e bashkive Kukës, Tropojë dhe Has.
Nga strukturat përgjegjëse u raportua se janë marrë masa të plota paraprake për përballimin e emergjencave verore.
 
Në përfundim Prefekti i Qarkut Kukës dha detyra konkrete:
1️⃣ Organizimin e bashkëveprimit si detyrim dhe jo si deshire për ndërhyrje në raste zjarresh.
2️⃣ Organizimi i sistemit të vrojtimit, lajmërimit dhe veprimeve praktike në nivel Bashkie, Nj.Ad. dhe fshati.
3️⃣Ndërhyrja e menjëhershme e strukturave operacionale.
4️⃣Të përdoren të gjitha kapacitetet në raste zjarresh dhe kërkesat për mbështetje nga lart, do të pranohen vetëm kur këto kapacitete shterohen nga ana juaj.
5️⃣Strukturat e specializuara e ato ligjzbatuese të vënë para përgjegjësisë administrative dhe penale keqbërësit, sidomos në rastet e zjarreve të qëllimshme në pyje.
6️⃣Detyre tjetër për sezionin turistik në rast bllokim trafiku është operimi me mjete, me ujë të pijshëm dhe lëngje për tu ardhur në ndihmë femijve, grave dhe të moshuarve të dehidratuar në trafik.