Takim i Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit me temë “Masat e marra nga degët territoriale, institucionet e tjera shtetërore në nivel vendor dhe Organet e Njësive të vetëqeverisjes Vendore, për sezonin turistik 2021”.

Sot me datë 27.5.2021 Prefekti i Qarkut Kukës z. Zenel Kuçana, organizoi një takim me Komitetin Rajonal të Zhvillimit të Turizmit me temë "Masat e marra nga degët territoriale, institucionet e tjera shtetërore në nivel vendor dhe Organet e Njësive të vetëqeverisjes Vendore, për sezonin turistik 2021".
Fjalën e hapjes e mbajti Prefekti i Qarkut i cili fillimisht falenderoi degët territoriale dhe Institucionet në nivel vendor për punën e kryer për normalizimin e gjendjes nga Pandemia Covid-19 në nivel Qarku.
Më pas bëri një rezyme të përgjithshme të zhvillimit të turizmit në qark ku u fokusua në 5 pika kryesore:
1- Ruajtja e rendit dhe sigurisë
2- Monitorimi i lëvizjeve se mjeteve në rruget nacionale e rurale si dhe eleminimi i trafikut te renduar në pikat e kalimit kufitar.
2- Funksionimi i shërbimit shëndetësor 24 h
3- Sigurimi i Energjise elektrike.
4- Mbajtja pastër e ambientit e Mjedisit.
U prezantua në powerpoint materiali ilustrues mbi temën e takimit, nga specialisti i sektorit te zhvillimit urban z. Andi Bilali.
Gjatë diskutimit nga anëtarët e Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit u ngritën disa probleme:
- Mungesa e valëve telefonike në disa zona të qarkut,
-Futjen në guidën turistike edhe Turizmin Spelologjik.
- Nga përfaqësuesit e bashkive u diskutua për rritjen e bashkëpunimit, rritjen e cilësisë së shërbimit, nevojën per investime.
-Përfaqësuesi i shoqërisë civile theksoi së Bashkimi Europian ka lëvruar një fond prej 1.6 mln euro në mbështetje të zhvillimit të turizmit për Qarkun e Kukësit. Ai njoftoi aplikantët (bashkitë) të marrin pjesë me projektet e tyre.
Në përfundim Prefekti i Qarkut Kukës falenderoi anëtarët dhe uroi një fillim të mbarë për sezonin turistik Veror 2021 në Qarkun Kukës.