Me datë 27.02.2020, në sallën e mbledhjeve të administratës, Prefekti i Qarkut z. Zenel Kuçana, në cilësinë e Kryetarit të KRAT-it zhvilloi Analizën Vjetore me temë “Mbi punën e bërë nga Komiteti Rajonal Për Luftën kundër Trafikimit të Personave në Qarkun e Kukësit për vitin 2019“. Në takim përveç anetarëve të KRAT-it e TTAT-së, ishin ftuar edhe specialistë të fushave të ndryshme nga të tre Bashkitë e Qarkut. Të pranishmit u njohën me Urdhërat përkatës, Planin e Veprimit për vitin 2020 dhe Rregulloren e re të KRAT-it. Në analizë doli ne pah puna e mire e bërë nga të gjitha institucionet përkatëse për parandalimin e trafikimit personave. U diskutua edhe dukuria e re e lëvizjeve të shtetasve me kombësi të ndryshme të larguar nga lufta për në vëndet perëndimore.
Në fund të analizës u vunë detyra konkrete, në mënyre të veçantë për bashkëpunimin e të gjitha institucioneve në interes të parandalimit të trafikimit të personave në Qarkun e Kukësit.