Promovimi i bjeshkës së Njësisë Administrative Bytyç nga bashkia Tropojë

Sot bashkia Tropojë organizoi promovimin e bjeshkës së Njesise Administrative Bytyç. Bjeshka e Sylbices Bytyçit një nga bjeshkët me te mira e të pasura të Bashkisë Tropojë. Perveç kullotave për blegtorinë, banorët kanë ngritur bujtina ku çdo natë pushojnë me dhjetra turistë. Bjeshka e Sylbicës është e pasur edhe me bime medicionale sidomos boronica. Përveç bjeshkëtarëve të Bytyçit kishte mysafire nga Kosova, Kukësi, Hasi etj.
Fjalën e rastit e mbajti Kryetari i Bashkisë Tropojë z. Rexh Byberi, përshendetën këtë promovim Prefekti i Qarkut z. Zenel Kuçana dhe Kryetari i Këshillit Qarkut z. Abdulla Domi.
U zhvillua panairi kulinar i zonës me prodhime bio blegtorale dhe u dha një program i pasur artistik me këngë e valle të trevës së Tropojës. Në fund Kryetari i bashkisë shpërndau disa “Mirënjohje” për sipërmarrës dhe fermere të dalluar .Ne organizimin e keti eventi perveç Bashkisë Tropojë kontriboj sipërmarresi i suksesshëm z. Ram Geci.