Sot Prefekti i Qarkut z. Zenel Kuçana prezantoi Drejtorin e ri të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Has znj. Arjana Sefolli.
Gjithashtu Prefekti i Qarkut e falenderoi ish-Drejtorin e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor znj. Aristogena Geca për bashkëpunimin dhe punën e bërë deri tani nga kjo njësi sidomos në luftën ndaj Covid -19.
Në takim Prefekti i Qarkut dha detyra konkrete:
•Prioritet i kësaj Njësie të jetë shërbimi ndaj qytetarit, t’u përgjigjeni atyre non stop 24 orë për çdo problem që kanë sidmos në këto kohë pandemie.
•Impenjim maksimal për të njohur gjendjen dhe të merrni çdo masë të nevojshme për të pas situatën nën kontroll .
• Të bashkëpunohet ngushtë me Shefin e Komisariatit, Drejtorin e Spitalit dhe institucionet tjera me qëllim evidentimin e personave të sëmurë me covid-19 si dhe karantinimin e tyre sipas protokollit të shëndetësisë.
Gjatë kohës që janë të sëmurë me covid të mos lejohen në asnjë mënyrë të frekuentojnë ambjente publike pasi përbëjnë rrezik për infektimin e qytetarëve tjerë.