Prefekti I Qarkut z. Zenel Kuçana priti në një takim të ngrohtë dhe falenderues në zyrën e tij sipërmarrësin z. Flavio Taga

Faleminderit Flavio!
Sot Prefekti I Qarkut z. Zenel Kuçana priti në një takim të ngrohtë dhe falenderues në zyrën e tij sipërmarrësin z. Flavio.
Flavio është një sipërmarrës shqiptar i suksesshëm ku firma e tij ka një përvojë pune mbi 25 vjeçare.
Për hir të së vërtetës thekson Prefekti, ne kishim biseduar që më herët që Flavio të zgjeronte, ose të shtrinte biznesin e tij në qytetin e Kukësit, por pandemia na e shtyu këtë projekt për më vonë. Në fillim të këtij muaji ai mori në ish zonën industriale Kukës një ambient me qera ku adaptoj disa gjëra për krijimin e kushteve normale për punë, siç ishin adaptimi i nyjeve sanitare, vendosja e kondicionerëve etj . Pas kësaj Prefekti thirri drejtorin e Zyrës Rajonale të Punës, ku i bëri prezent problemin dhe pastaj ata morën takim me administratën e kësaj drejtorie dhe evidentuan rreth 80 zonja që kishin bërë kërkesë për tu punësuar. U la detyrë që këto zonja të lajmëroheshin dhe ditën e neserme në mëngjes të paraqiteshin tek vendi i punës.
Pra ideja ishte që të fillonte puna me 80 veta dhe pastaj hap pas hapi të shtohej fuqia punëtore . Por të nesërmen në mëngjes në vendin e punës nuk ishin 80, por 140 zonja.
Flavio dhe stafi i tij u befasuan dhe morën masa të shpejta për kryerjen e procedurave të regjistrimit punësimit, (gjithçka nepërmjet zyrës së punës, duke zbatuar me korrektësi kodin e punës pushimet javore, paga fillimisht do të jetë sa paga minimale në shkallë vendi dhe në të ardhmen ajo shtohet në bazë të disa kritereve të caktuara, cilësia, sasia etj.) si dhe instruktimit për punë. Puna ka vazhduar në normalitet dhe tashmë Flavio po interesohet për objekt tjetër, (dhe në perspektivë të gjej dhe të blej tokë, për të ndërtuar objektin e tij) për shtimin e numrit të punonjësve deri në 500 veta. Puna nuk është e vështirë, prodhime të ndryshme prej letre ku përdoret si lëndë e parë letër e vinovil. ( atë që përdorin nxënësit në shkollë ) Sot punojnë në këtë qëndër pune 150 zonja, ato janë të shkathta dhe duar arta, janë pasardhëse të “Artizanëve të Lumës”, ku qilimat e sixhadet e tyre edhe sot e kësaj dite janë shumë të kërkuara në tregjet e jashtme.
Suksese Flavio në sipërmarrjen Tuaj, dhe shumë faleminderit për punësimin e bërë në qytetin e Kukësit !