Prefekti i Qarkut Kukës z.Zenel Kuçana, priti në një takim kortezie Deputetet e Kosovës Z. Ramush Haradinaj e Timë Kadriaj

Sot më datën 16.07.2021, Prefekti i Qarkut Kukës z.Zenel Kuçana, priti në një takim kortezie Deputetet e Kosovës Z. Ramush Haradinaj e Timë Kadriaj.
Prefekti ju uroi mirëseardhjen deputetëve dhe luftëtarëve të lirisë, si dhe evidentoi me shifra dhe fakte ndihmesën dhe kontributin e dhënë nga banorët e Qarkut Kukës, pushtetit vendor, në luftën për çlirimin e kosovës.
z. Ramush Haradinaj vlerësoi ndihmën e kontributin e dhënë nga banorët e qarkut të Kukësit, vlerësoi punën e pushtetit vendor dhe në mënyrë të veçantë të ushtarakëve. Gjithashtu z. Haradinaj vlerësoi Prefektin për kontributin e dhënë, në vitet e luftës, me medaljen e mirënjohjes: “Për të shprehur mirënjohjen time të thellë për kontributin e veçantë dhe meritat e jashtëzakonshme, në avancimin e çështjes kombëtare, kam nderin t’u ndajë Medaljen, “Me besim në ZOT, Atdhe e Shtet”.
Në fjalën e tij Prefekti falenderoi z. Haradinaj për vlerësimin dhe u shpreh së këte vlerësim e ndan me të gjithë strukturat e pushtetit vendor të çdo bashkie dhe të Qarkut si dhe të gjithë ushtarakët që shërbyen në ato vite tē luftës.
Të pranishmit diskutuan mbi shumë tema ku fokusi kryesor u përqëndrua tek lufta për lirinë e Kosovës, si bashkëluftëtarë, si faktor dhe aktorë të kësaj lufte, ku dhe u shpreh mirënjohje për kontributin e dhënë, për dëshmorët e Kosovës që dhanë jetën për liri.
Krahas kësaj vizite, deputetet e Kosovës vizituan, bashkinë Kukës, Këshillin e Qarkut, Radio Kukësin, Spitalin Rajonal të Kukësit, muzeun etnografik të qytetit dhe në fund vendosen buqeta me lule në varrezat e dëshmorëve Kukës.