Prefekti i Qarkut Kukës, z. Zenel Kuçana, falenderoi strukturat përgjegjëse që dhanë kontributin e tyre në operacionet për shuarjen e zjarreve të rëna në zonat pyjore të bashkisë Kukës.

Sot, me datë 01.09.2021, ora 10:00, në ambjentet e DMR-së Kukës, në prani dhe të Komandantit të Batalionit të Mbështetjes Rajonale, N/Kolonel Idriz Kuca, Prefekti i Qarkut Kukës njëherësh dhe Kryetar i Komisionit të Mbrojtjes Civile të Qarkut Kukës,
falenderoi strukturat e kësaj njësie dhe përcolli falenderimin e Ministrit të Mbrojtjes z. Niko Peleshi për këta efektiv, për kontributin që dhanë në operacionet për shuarjen e zjarreve të rëna në zonat pyjore të bashkisë Kukës.
Prefekti vuri në dukje punën e mirë dhe përkushtimin e këtyre djemve të Forcave të Armatosura, si dhe bashkëpunimin me strukturat lokale dhe ato të Kosovës, në shuarjen e zjarreve dhe në të gjithë operacionet e tyre në mbështetje të bashkive të Qarkut Kukës. Prefekti theksoj se populli ka pritshmëri të lartë nga strukturat e Forcave të Armatosura në raste emergjencash dhe fatkeqësish natyrore.